Lajmet e funditVendi

Policia sekuestron 39 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Prishtinë

Policia e Kosovës ka sekuestruar 39 aparate të prodhimit të kriptovalutave në rrugën “Dëshmorët e Prapashticës” në Prishtinë. Sipas njoftimit, sekuestrimi është mbështetur edhe nga KEDS-i, ndërsa në kohën e sekuestrimit, 35 prej tyre ishin në funksion.

“Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në njoftim.

Aksioni kundër aparateve të mihjeve së kriptovalutave është zhvilluar në disa komuna të vendit.

Në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit janë konfiskuar të shtunën 272 pajisje për mihje të kriptovalutave, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button