Lajmet e funditVendi

Policia me orar prej 12 orësh – Kelani: Deri më 5 shtator u shqiptuan mbi 22 mijë gjoba e 7 mijë vërejtje

Pas shtrëngimit të
masave anti-Covid, Policia e Kosovës deri më 5 shtator ka shqiptuar mbi 22 mijë
gjoba dhe ka dhënë mbi 7 mijë e 500 vërejtje, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i
Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një deklaratë për Ekonomia Online tha se
sipas urdhërit operativ nëpër qendra tregtare dhe kudo janë shqiptuar masa edhe
për persona fizik dhe këdo që nuk ka respektuar masat.

“Urdhëri
operativ i ka paraparë disa hapa të policisë së Kosovës, përveç prezencës së
shtuar ka qenë pjesë edhe e angazhimeve të zyrtarëve policorë nëpër qendra
tregtare dhe lokacione ku ka frekuentim më të madh, në sheshe dhe vizita që
janë në vetizolim. Bazuar në të gjitha këto aktivitete të policisë së Kosovës,
përfshirë edhe anën e sensibilizimit duke dhënë mesazhe të shumta e deklarata
që të respektohen masat në interes të shëndetit publik, krahas kësaj kemi
shqiptuar edhe gjoba”.

“Nga data 30
gusht e deri në datën 5 shtator janë shqiptuar mbi 22 mijë gjoba, këto 22 mijë
gjoba bëjnë pjesë ndaj personave fizik, por edhe ndaj personave juridik që janë
biznese. Përveç shqiptimit të gjobave ne kemi dhënë mbi 7 mijë e 500 vërejtje.
Policia e Kosovës nuk ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve por parandalimin e
perhapjes së pandemisë dhe sensibilizimin e qytetarëve”.

Kelani foli edhe
për zgjatjen e orarit deri në 12 orë pwr zyrtarët policorë, duke theksuar se
janë aktiv në terren dhe në lokacione të ndryshme, për të implementuar masat
anti-Covid, raporton EO.

“Ne veçse jemi
në implementim të urdhërit operativ, një urdhër i cili është hartuar në nivel
qëndror dhe i është shpërndarë të gjitha drejtorive rajonale policore për të
implementuar këtë urdhër operativ. Zyrtarët policorë janë duke punuar në orar
12 orësh në mënyrë që të kemi një personel me numër më të madh në terren dhe
një personel më shumë aktiv dhe të paraqiten në loakacione të ndryshme, në
sheshe, udhëkryqe dhe ambiente ku frekuentohet më shumë hapësira nga
qytetarët,  dhe implementimi është duke u
kryer si duhet”, theksoi tutje ai.

Bashkëpunimi me
institucionet e tjera, në këtë rast me ministrinë e Shëndetësisë dhe
Inspektoratet ai thotë se i kanë shumë të mira, me qëllimin e vetëm që mbrojtja
nga pandemia të jetë në nivelin e duhur.

“Po është e vërtetë që policia e Kosovës është mjaftë e angazhuar dhe zyrtarët janë duke punuar me orar të zgjatur, çka mund të krijohet edhe lodhje po pa anashkaluar punën e tyre. Ne kemi bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet në mbrojtje të pandemisë qofshin nga Ministria e Shëndetësisë, dhe me të tjera për të arritur cakun e duhur në terren”, përfundoi ai.

Policia me orar prej 12 orësh – kelani: deri më 5 shtator u shqiptuan mbi 22 mijë gjoba e 7 mijë vërejtje
Policia me orar prej 12 orësh – kelani: deri më 5 shtator u shqiptuan mbi 22 mijë gjoba e 7 mijë vërejtje » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button