Lajmet e funditVendi

Policia jep detaje për të zhdukurin që u gjet i vdekur dje në Gjakovë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një personi që ishte raportuar i zhdukur në Gjakovë.

Sipas policisë i njëjti është gjetur i vdekur në fshatin Doblibare në Gjakovë dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Doblibare, Gjakovë 15.04.2021-15:00.  Është raportuar se me 20.04.2021 është gjetur në një  fushë pa shenja jete viktima mashkull kosovar i cili ishte raportuar si person i zhdukur. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi  pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button