Lajmet e funditVendi

Policia aksion në Pejë, arreston 10 persona qe po luanin bixhoz

Policia e Kosovës në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar 10 persona që u kapën duke luajtur bixhoz në një lokal në rrugën “Bill Klinton”.

Sipas policisë, në vendngjarje janë konfiskuar prova materiale si para dhe gjësende të tjera, një armë dhe 13 fishekë.

Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen
“Policia ka hyrë në lokalin ku dyshohej që zhvillohej aktiviteti i jashtëligjshëm dhe brenda lokalit janë hasur dhjetë (10) persona të dyshuar të cilët ishin duke luajtur lojëra të jashtëligjshme – bixhoz. Në vendngjarje, Hetuesit kanë gjetur dhe konfiskuar prova të mjaftueshme materiale (para dhe gjësende tjera) të cilat dëshmojnë aktivitetin joligjorë në fjalë. Po ashtu është konfiskuar një (1) armë zjarri: Revole e tipit CZ-100 me një (1) karikator dhe trembëdhjetë (13) fishek të kalibrit 9mm”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës / Stacioni Policor Pejë, me datën 30.12.2021 rreth orës 23:00 në rrugën “ Bill Klinton” në Pejë, pasi që kishte pranuar informacion rreth një aktiviteti të mundshëm joligjorë, ka zhvilluar një operacion policor lidhur me dyshimin se në Qendrën Zejtare në Pejë zhvilloheshin lojëra të jashtëligjshme – bixhozi.

Policia ka hyrë në lokalin ku dyshohej që zhvillohej aktiviteti i jashtëligjshëm dhe brenda lokalit janë hasur dhjetë (10) persona të dyshuar të cilët ishin duke luajtur lojëra të jashtëligjshme – bixhoz.

Në vendngjarje, Hetuesit kanë gjetur dhe konfiskuar prova të mjaftueshme materiale (para dhe gjësende tjera) të cilat dëshmojnë aktivitetin joligjorë në fjalë.

Po ashtu është konfiskuar një (1) armë zjarri: Revole e tipit CZ-100 me një (1) karikator dhe trembëdhjetë (13) fishek të kalibrit 9mm.

Të dyshuar janë personat me inicialet në vijim:A. S. i lindur me 1994

F. H. ~ 1970

B. Z. ~ 1981

J. Q. ~ 1990

F. P. ~ 1983

XH. K. ~ 1975

B. U. ~ 1966

B. K. ~ 1984

S. K. ~ 1971

M. SH. ~ 1984.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar, është informuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button