Lajmet e funditVendi

Plagoset një person në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë

Një person është plagosur në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, rreth orës 18: 00

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar vendin ku ka ndodhur incidenti.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Ekonomia Online.

Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit”, thonë Policia e Kosovës

Policia thotë se i njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e policisë dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorë në rast”, ka thënë Agron Borovci nga Policia Rajonale e Prishtinës për EO.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button