Lajmet e funditVendi

Piraj: Rrezikohemi të kemi mungesë të lëndës së parë, shkak zbatimi jo i duhur i Ligjit

Pronar i kompanisë “Meka”, Burim Piraj në një intervistë për Ekonomia
Online ka thënë se zbatimi jo i duhur i Ligjit për Transportin po u shkakton
probleme prodhuesve vendës.

Ai ka sqaruara se Ministria e Transportit ka vendos leje për kamionët e
vendeve të treta që transportojnë mall për në Kosovë.

Sipas tij, kamionët nga Maqedonia nuk paska opsion si të pajisen me atë
leje, kurse kamionët nga Serbia po.

“Ligji ka hyrë në vitin 2013. Që nga atëherë për këtë herë institucionet e
Kosovës nuk kanë punuar. Ligji përcakton rregullat normat dhe marrëveshjet
ndërkombëtare për transport brenda territorit të Kosovës dhe jashtë saj. Unë
jam për atë që ligjet të zbatohen. Ligjet që janë në fuqi të zbatohen poashtu
edhe ligji në fjalë”.

“Mirëpo mënyra se si ka filluar të zbatohet është e ngutshme dhe ka
shkaktuar huti dhe probleme. Neve na ka shkaktuar dëme të mëdha. Prandaj
fillimi i zbatimit të ligjit po rrezikon që neve të na mbyllë edhe prodhimin
derisa të gjejmë transport për të transportuar mallin nga Evropa në Kosovë. Do
të kërkojmë zbatimin e ligjit në tersi”.

“Të miratohen marrëveshjet ndërkombëtare me vendet e regjionit për
transport dhe pasi të përfundojnë procedurat e dhënies së lejeve atëherë të
caktohet afat kur do të fillojnë të zbatohen ato leje për arsye se
transportuesit maqedonas ankohen se ata jo që nuk duan që aplikojnë për leje
mirëpo ankohen se nuk kanë ku t’i marrin ato leje dhe janë dënuar me kufi 50
euro duke u tërhequr vërejtjen se do të dënohen herën tjetër 500 euro”.

Ai  më tej ka shtuar se po rrezikohet
furnizimi  me lëndë të parë. Sipas tij,
si ka filluar të zbatohet Ligji është e ngutshme duke shtuar se situata është
alarmante sepse janë injoruar nga të gjitha qeveritë.

“Rrezikohemi për mungesë të lëndës së parë. Kam vërejte në mënyrën e
organizimit të bizneseve në Kosovë. Problemet e ndërmarrjeve tona janë
problemet e qeverisë, sukseset tona janë edhe të shtetit sepse çdo ndërmarrje
nëse ka suksese do të punësohen shumë të rijnë. Por situata është alarmante
sepse të gjitha qeveritë i kanë injoruar të gjitha vërejtjet që kemi pasur si
biznesmen”, tha Piraj.

Piraj: rrezikohemi të kemi mungesë të lëndës së parë, shkak zbatimi jo i duhur i ligjit
Piraj: rrezikohemi të kemi mungesë të lëndës së parë, shkak zbatimi jo i duhur i ligjit » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button