Lajmet e funditVendi

Petritsch: Mirëpres Asociacionin, por sipas kornizës së shtetësisë së Kosovës

Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Europian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, ka thënë se cilësia e demokracisë së një vendi qëndron në respektimin e pakicave.

Këtë deklaratë ai e bëri duke komentuar mundësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, për të cilin thotë se e mirëpret me kushtin që të jetë në bazë të kornizave të shtetit të Kosovë.

“Rëndësia e një shteti, cilësia e demokracisë në atë shtet është e shprehur kur pakicat, etni të ndryshme mund të punojnë/veprojnë sipas dëshirave të tyre, mendoj se kjo është me rëndësi. Por, gjithçka duhet të jetë në bazë të kornizës së shtetit të Kosovës”.

Petritsch në Info Magazine ka thënë se para se të arrihet te marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, por se para këtij procesi janë disa hapa që duhet ndërmarrë për lehtësimin e jetës së popujve në rajon si mundësia e lëvizjes së lirë, ekonomia dhe që BE duhet që të liberalizojë vizat për Kosovën.

“Mendoj se kjo do të ishte një shtysë e madhe që do të motivonte e inkurajonte palët negociatore, në veçanti atë këtu në Kosovë për ta marrë dialogun më seriozisht”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button