Lajmet e funditVendi

Një person therret me thikë tek ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, dy të tjerë arrestohen

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një përleshje tek ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, shkruan Ekonomia Online.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësia e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka deklaruar se nga ky rast një përson është therrur me thikë ku është dërguar për trajtim mjeksorë.

Ndërkaq theksohet se policia ka arrestuar dy persona të tjerë si të dyshuar.

”Sot rreth orës 11 :30, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button