Lajmet e funditVendi

Një person nga Mitrovica e thërret policinë për një rast tjetër, por ia marrin prindin

Një person nga Mitrovica ka raportuar se katër persona, ende të panjohur për Policinë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij në afërsi të shtëpisë. I njëjti ka lajmëruar prindin e tij, I cili ka dalë në oborr dhe ka shtënë me revole.

E policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar tre gëzhoja me ç’ rast kanë arrestuar babanë e ankuesit, i cili mbante armë pa leje.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në Raportin e Policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button