Lajmet e funditVendi

Përplasen Haxhiu dhe Vitia: Keni gënjyer qytetarët për vaksinim masiv

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu është përplasur
me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia rreth çmimit të vaksinave dhe procesit
të vaksinimit masiv, raporton Ekonomia Online.

Ai ju drejtua ministrit Vitia se ka gënjyer
qytetarët për vaksinim masiv.

“Ende nuk është furnizuar me vaksinat të
kontraktuar nga Pfizer dhe keni treguar që keni nënshkruar por nuk keni treguar
çmimin e vaksinave. Kosova mbetet vendi i fundit në Evropë. Pse keni gënjyer qytetarët
për vaksinim masiv”.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në kundër
përgjigje ndaj deputetit Haxhiu tha se do t’i befasojw vetëm për të mirë.

“Kam nënshkruar kontratën për më shumë se
1 milion doza dhe unë nuk gënjej zotëri deputet. Unë jam ministër dhe detyra
ime është kujdesi për shëndetin e qytetarëve”

“…i’u garantojë se çdo herë do të ju befasoj
vetëm për të mirë, për dalim nga qeveritë tjera kjo qeveri nuk mashtron dhe as
nuk mashtron”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button