Lajmet e funditVendi

Përmirësimi i sistemit të skemës sociale synohet me kredi prej 47 milionë eurosh

Komisioni për Buxhet, Punë dhe
Transfere ka shqyrtuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së
Financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e
Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”,
raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Punës dhe
Transfereve, Hekuran Murati, ka kërkuar miratimin e Komisionit për këtë
projekt, që kap blerën e 47 milionë euro.

“Me qëllim të projektimit të
targetimot të asistencës sociale të familjeve në nevoje, ne si Ministri kemi nënshkruar
marrëveshjen për financimin e projektit “Projekti i Reformës së Sistemit të
Ndihmës Sociale në Kosovë”.

“Vlera totale e projektit pritet
te kap blerën e 47 milionë euro dhe i mundëson Qeverisë së Kosovës të përmirësojë
efikasitetin e sistemit të asistencës sociale, ku përmes testit të varfërisë do
të targetohen më mirë mjetet që shkojnë për asistencë sociale nga Qeveria”.

Avdullah Hoti nga LDK-ja, ka kritikuar
ministrin Murati, me ç’rast ka thëne se në të kaluarën qeveritë kanë marrë kredi
për investime kapitale, ndërkaq tani për skema sociale.

“E pash raportin dhe këto
mjete do te shkojnë për skema sociale. Nëse është kështu se po i marrim këto
mjete skema sociale”.

“Në të kaluarën ne kemi marrë kredi
për investime kapitale, ndërsa tani po marrim per skrma sociale. Madje ju vet
keni qenë më i zëshëm në këtë drejtim”, ka thënë Hoti.

Ndërsa ministri Murati, tha se projekti
parasheh ngritje të kapaciteteve, reformim të skemës sociale, e cila është shumë
diskriminuese.

“Çështje e ngritur me vend.
Projekti parasheh ngritje të kapaciteteve, reformim të skemës sociale, e cila është
shumë diskriminuese. Aktualisht për skemat sociale buxheti është 30 milionë
euro dhe është larg nevoja, pra 1 për qind e buxhetit”.

“Këtë vit ka pasur një rritje të
theksuar, dhe besoj se kalon mbi 50 milionë euro. Në të ardhmen mendohet të
zgjerohet baza e familjeve në nevojë. Pra ka raste që ata që e meritojnë nuk
marrin ndihmë sociale, por ka edhe të atillë që marrin ndihmë sociale që nuk e
meritojnë”, tha ai.

Ndërkaq Mërgim Lushtaku nga
PDK-ja, tha se mjetet e kërkuar për këtë projekt janë shumë të mëdha, raporton
EO.

“Unë ju kuptoj se jeni parti
e majtë dhe në thelb e keni skemën social. Këtë marrëveshje është pse ky buxhet
me qenë kaq i madh për një pështyje kaq të vogël”.

“Shuma 47 milionë euro po më duket
shumë, sepse po flasim për një kredi e jo për një donacion, pra qëllimin e
kuptoj dhe është shumë fisnik, por në pjesën e mjeteve të përdorura në këtë
drejtim është shumë”, tha Lushtaku.

Përmirësimi i sistemit të skemës sociale synohet me kredi prej 47 milionë eurosh
Përmirësimi i sistemit të skemës sociale synohet me kredi prej 47 milionë eurosh » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button