Lajmet e funditVendi

Përkundër dëmeve nga pandemia, pronarët e hoteleve në Durrës premtojnë çmime të volitshme

Pronarët e hoteleve në Durrës po bëjnë thirrje që turistët nga Kosova t’i kalojnë pushimet në plazhin e bukur të Durrësit, raporton Ekonomia Online.

Një kërkesë e ka pasur edhe Astrit Kurti, nga “AS Hotel” i cili tha se janë duke u munduar që të ofrojnë komoditet në mënyrë që turistët t’i kalojnë̈ pushimet në bregdetin shqiptar. Ai tutje tha se janë detyruar që mos t’i rritin çmimet si pasojë e pandemisë.

“Çdo vit kemi
bërë investime dua të zgjeroj restorant. Jemi detyruar që të mos rrisim
çmimet shkaku i pandemisë dhe janë shumë atraktive. Këtu ofrohen
shërbimet më cilësore. Po ashtu ne do mundohemi të ofrojmë komoditetin e
duhur për të gjithë që zgjedhin të kalojnë pushimet në Durrës
përkatësisht ne hotelin As Hotel”.

Edhe kryetari i
turizmit, Ruzhdi Kurtishaj e ka parë të nevojshme që turistët nga Kosova
t’i kalojë pushimet verore në bregdetin shqiptar, pasi që sipas tij është i
rëndësishëm bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

“Tashmë jemi
duke bashkëpunuar. Andaj po shihet qytetarët e Kosovës dhe duhet të vijnë
këtu se gjejnë komoditet dhe është e rëndësishme bashkëpunimi që
qetarët të vizitojnë bregdetin shqiptar. Është i destinuar për të
gjithë̈ qytetarët që mendojnë̈ të jenë të pranishëm”.

Përkundër dëmeve nga pandemia, pronarët e hoteleve në durrës premtojnë çmime të volitshme
Përkundër dëmeve nga pandemia, pronarët e hoteleve në durrës premtojnë çmime të volitshme » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button