Lajmet e funditVendi

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ thotë se Kushtetuesja duhet të miratojë kërkesën e tyre edhe për një anëtar

Anëtari i
Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK),
Arianit Elshani në një intervistë për Ekonomia Online tha se janë duke pritur përgjigje
nga Gjykata Kushtetuese në mënyrë që t’i kthehet mandati edhe anëtarit tjetër të
kësaj partie në këtë institucion.

Elshani thekson se
tash pas marrjes së mandatit të dytë në KQZ, kjo do të ndikojë më shumë në punën
e tyre ngase do të arrijnë ta përballojnë presionin politik.

“Po PDK duke u
munduar që të respektoj edhe Kushtetutën, edhe standardet e kaluara ka
propozuar dy emra, ku një ndër ta jam edhe unë dhe është anëtari tjetër Ilir
Gashi ku ne presim që sigurisht që Gjykata Kushtetuese të vazhdojë me
procedurën dhe shpresojmë që përgjigja të jetë ajo që është dhënë në vitin 2018
dhe në anën tjetër t’i kthehet mandati i PDK-së që i takon për një anëtar të
dytë në KQZ”, tha Elshani.

“Ndikon shumë
në punën e KQZ-së e sidomos kur janë dy anëtarë të një subjekti politik, meqënse
të lejohet mundësia për të reflektuar më gjatë por në anën tjetër për të punuar
në planifikime afatgjate që në raste tjera sigurisht është më sfiduese dhe nuk
mund të përballosh edhe presionin politik që bëhet e në anën tjetër edhe
aktivitetet që ndermirën dhe është një lehtësim për një subjekt politik”.

Tutje ai thekson se
do të mundohen që të bëjnë ndryshime në disa aspekte të nevojshme brenda
KQZ-së, duke përfshirë këtu edhe procesin e digjitalizimit dhe rritja e
transparencës.

“Do mundohemi
të reflektojmë karshi nevojave dhe kërkesave reale që ka pasur komisioni
qendror i zgjedhjeve për të ndryshuar në aspekt të rregullave të brendshme për
procedurat të numërimit edhe të votave edhe në QNR”.

“…aspektet tjera
të digjitalizimit që është mëse e nevojshme që disa procese brenda KQZ-së të
digjitalizohen andaj një fokus dhe prioritet do të jenë këto tema të cilat kanë
të bëjnë edhe me rritjen e transparencës por edhe të efikasitetit të KQZ-së”,
përfundoi ai.

Tetë anëtar të ri
të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë dhënë betimin para Presidentes së
Kosovës, Vjosa Osmani të mërkurën.

Anëtarët që dhanë betimin janë: Sami Kurteshi (LVV), Alim Rama (LVV), Arianit Elshani (PDK), Florian Dushi (LDK), Ibrahim Selmonaj (AAK), Gordana Laban Zuvić (LS), Rifat Krasniç (KDTP), Fazli Stollaj (IRDK).

Përfaqësuesi i pdk-së në kqz thotë se kushtetuesja duhet të miratojë kërkesën e tyre edhe për një anëtar
Përfaqësuesi i pdk-së në kqz thotë se kushtetuesja duhet të miratojë kërkesën e tyre edhe për një anëtar » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button