Lajmet e funditVendi

Pandemia rëndoi gjendje ekonomike të nënave vetushqyese, sfidë mbetet mosmbështetja institucionale

Pandemia ka ndikuar
që të rëndohet gjendja ekonomike e nënave vetushqyese. Aida Jamini, nënë
vetushqyese e dy fëmijëve, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se për të
ky rrugëtim ka qenë më i lehtë pasi është në punë, por thotë ajo barra më e
rëndë u ka rënë atyre nënave që janë të varura prej të tjerëve.

“Pandemia për
fat të keq ka ndikuar mjaftë shumë jo vetëm në pjesën e rritjes së fëmijëve,
por poashtu edhe në pjesën ekonomike ku ka shumë gra apo burra që ekonomikisht
nuk qëndrojnë mirë, unë mund të them që ndoshta ne që jemi në Prishtinë dhe
jemi të punësuara e kemi pasur pak më lehtë se të tjerët, por barra më e madhe
ju ka rënë atyre që varet prej njerëzve të tjerë”, tha ajo.

Ajo thotë se
kujdesi ndaj tyre duhet të jetë shumë më i madh dhe të kenë lehtësira si në
arsim ashtu edhe në fusha tjera, marrë parasysh vështirësitë që kanë.

“Çështja e
prindërve të vetëm është një çështje e cila nuk duhet vetëm të merret nga ana e
shtetit, por të merret me vetëdijshmin e komplet popullatës tonë, sepse ne nuk
jemi persona dytësor apo ato që duhet të lihemi anash, ne punojmë shumë më
shumë sesa një prind i zakonshëm, ne merremi me fëmijët tanë, me punën e me shtëpinë
andaj besoj që do të ishte e udhës që të kemi disa lehtësira qoftë ato në
sistemin arsimor apo shëndetësor dhe që shoqëria jonë ta dijë që ne jemi duke
dhënë maksimumin, sepse ne jemi duke rritur të ardhmen e Kosovës”, theksoi
tutje Jamini.

Organizata
“Nëna dhe Fëmijë të Lumtur”, e udhëhequr nga Edita Dula ka të regjistruar
afro 300 nëna të vetme dhe numri i tyre sa shkon e rritet.

Dula në një
intervistë për EO, thekson se përveç vështirësive në jetesë ka nëna që
përjetojnë dhunë në familje, kanë qeratë e shtrenjta dhe probleme të shumta.

“Në organizatë
janë të regjistruar afro 300 nëna të vetme dhe numri i tyre po rritet
vazhdimisht pra çdo ditë vinë me u 
regjistruar raste të reja, dhe mendoj që shqetësimi më i madh i këtyre
nënave është vendbanimi, do të thotë kjo është pjesa më e vështirë për to për
shkak se kur i përjetojnë dhunën në familje, apo që ju kanë vdekur
bashkëshortët ka të tilla që janë divorcuar dhe duhet të dimë që këto janë nëna
dhe nuk i lënë fëmijët e vet, poashtu duhet me cek që qeratë janë shumë të
larta dhe mezi përballojnë me i bë këto pagesa”, tha ajo.

Përkrahja
institucionale sidomos gjatë kohës së pandemisë është shumë evidente, sipas saj,
ngase shumë nëna janë ballafaquar me largimin nga puna.

“Në vazhdimësi
normalisht tash e sa vite që funksionojmë ballafaqohemi me problemet e
familjeve në nevojë po specifikisht të nënave vetushqyese të cilat kanë shumë
pak përkrahje, edhe institucionale edhe familjare edhe sidomos tash në pandemi
këto që vetëm frekuentojnë organizatën kemi pasur raste që kanë qenë disa herë
edhe kanë pasur probleme me largimin nga puna, edhe shumica e tyre janë me qera
pra kanë pasur tepër shumë probleme, duke i rrezikuar edhe jetesa, dhe kjo
pjesë ka qenë shumë e vështirë për këto nëna”, theksoi tutje ajo.

“Na
fatmirësisht kemi njerëz të shumtë që na përkrahin dhe na japin ndihma të
ndryshme, dhe familjet vinë e i marrin ato që kanë nevojë, çdo kampanjë që e
bëjmë shumë njerëz na bashkëngjiten por prej institucioneve nuk kemi ndonjë
përkrahje që do të thotë se është tepër e vështirë me vazhduar me funksionuar
në këtë mënyrë sepse këtu ka shumë punë dhe duhet punëtorë të paguhen por që
shumica bëjnë punë vullnetare”, përfundoi ajo.

Përderisa ish-deputetja
e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Besa Ismaili e konsideron si një
goditje tejet të madhe për këto nëna jetën e tyre gjatë pandemisë.

“Goditja që
kemi aktualisht  edhe me pandeminë  i ka goditur gratë në përgjithësi e edhe për
një shkallë shumë më të lartë edhe më rëndë edhe gratë vetushqyese, nënat me fëmijë.
Çdo adresim i kësaj çështje e cila ka qenë tepër e përgjithësuar për shqetësimin
tonë asokohe në komisionin për barazi gjinore, kemi parë se nuk e ka pasur
parasysh dimensionin gjinor që grupet e caktuara brenda shoqërisë, e grupeve të
caktuara sociale nuk kanë qenë të përshtatura nevojave të tyre”.

“Ky shqetësim
vazhdon edhe sot tani, edhe me zbatimin e atyre pak masave që janë miratuar
asokohe në mandatin e kaluar por edhe tani që nuk ka përgjigje ndaj nevojave
individuale apo specifike brenda shoqërisë e këtu hyn nënat vetushqyese, shto këtu
nënat edhe të komuniteteve të ndryshme etnike por edhe me status të punësimit”,
tha ajo.

Ismaili mendon që
neglizhenca për këto nëna vazhdon akoma, duke pasur parasysh që varfëria është
thelluar dhe u mungon mbështetja institucionale, raporton EO.

“Mendoj që na
duhet kujdes për mirëqenien ekonomike të këtyre grave. Neglizhenca që ka
ndodhur ka shkaktuar shumë vështirësi dhe probleme të tjera, përfshirë me edukimin
e fëmijëve, me mbylljen e çerdheve, nëse janë mbyllur çerdhet, ato nënat
vetushqyese nuk kanë pasur ku t’i lënë fëmijët, po mendoj problemi e ka tërhequr
problemin. Nëse qëndrojmë pranë këtyre grupeve e shohim që varfëria është
thelluar, ju mungon mbështetja institucionale”.

Sipas saj, mundi i
këtyre nënave sidomos me vështirësi ekonomike duhet tu shpërblehet dhe kujdesi
të jetë më i madh.

“Unë dua t’i përgëzoj këto nëna për fuqinë që ato gjithmonë e kanë, dhe dashurinë që ato e kanë për këta fëmijë dhe uroj që kjo dashuri dhe ky kujdes sadopak tu shpërblehet dhe të ju kthehet prapa. Ato i kanë dhënë shumë shoqërisë dhe vazhdojnë t’i japin, por duam të shohim që edhe shoqëria tek ua kthen dhe ua kompenson sadopak”, theksoi tutje ajo.

Pandemia rëndoi gjendje ekonomike të nënave vetushqyese, sfidë mbetet mosmbështetja institucionale
Pandemia rëndoi gjendje ekonomike të nënave vetushqyese, sfidë mbetet mosmbështetja institucionale » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Pandemia rëndoi gjendje ekonomike të nënave vetushqyese, sfidë mbetet mosmbështetja institucionale
Pandemia rëndoi gjendje ekonomike të nënave vetushqyese, sfidë mbetet mosmbështetja institucionale » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Pandemia rëndoi gjendje ekonomike të nënave vetushqyese, sfidë mbetet mosmbështetja institucionale
Pandemia rëndoi gjendje ekonomike të nënave vetushqyese, sfidë mbetet mosmbështetja institucionale » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button