Lajmet e funditVendi

Pakënaqësi ndaj vendimit të Qeverisë për lehona: Anti-feminist, diskriminon gratë në vendin e punës

Organizata QIKA ka mbajtur një aksion simbolik për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me politikën e prezantuar nga Qeveria e Kosovës për “pagesat për lehona”, raporton Ekonomia Online.

Medinë Dauti hulumtuese ka thënë se vendimi i Qeverisë është anti-feminist, pasi e shfaq mentalitetin diskriminues se kujdesi ndaj fëmijëve është obligim vetëm i grave.

Po ashtu ky vendim nuk përfshin prindërit që adoptojnë
fëmijë.

Pas aksionit, Policia e Kosovës është
interesuar për të marr informacione për hyrje në ambient publik.

Fjala e plotë e saj:

“Pushimi prindëror fuqizon gratë Sot ndryshuam
imazhin që paraqiti Qeveria e Kosovës , ku vetëm nëna mban në krah fëmijën . Në
fotografi tash është edhe babai , sepse edhe atij i takon njëjtë kujdesi e
obligimet për familjen . Politika e Qeverisë së Kosovës – ” Pagesat për
lehonat ” e prezantuar ditë më parë është anti – feministe në thelb.

“Kjo politikë paraqet një hap prapa në kërkesën
e kahmotshme të aktivisteve feministe për pushim prindëror dhe ndarje të
barabartë të punëve të kujdesit . Shteti vendosi të etabloj normën që vetëm
gruaja është ajo që duhet të kujdeset për fëmijën pas lindjes . Kjo politikë po
ashtu nuk ka përfshirë familjet që nuk janë heteronome dhe as ato që nuk kanë fëmijë
biologjik por të adoptuar. Andaj kjo politikë është diskriminuese. Pushimi
prindëror nuk është pushim vetëm i grave. Për përpilimin dhe realizimin e kësaj
nisme nuk është realizuar asnjë hulumtim paraprak i cili dëshmon që politika e
tillë do të ndihmojë në fuqizimin e grave, ashtu siç u prezantua nga Qeveria. Për
të më tepër, kjo politikë as nuk u bazua në shumë hulumtime që veçse ekzistojnë
për këtë temë.

“Edhe sipas Ligjit për Barazi Gjinore, secila
politikë e re duhet të përfshijë një perspektivë gjinore, të bazohet në analizë
gjinore, dhe të sigurohet që targeton nevojat specifike të grave dhe burrave.
Kjo nuk ka ndodhur. Të gjitha politikat ekzistuese për pushimin e lindjes në
Kosovë janë të bazuara në përshtypjen e gabuar që kujdesi ndaj fëmijëve është
obligim i grave dhe vetëm i grave. Në fakt, koncepti i pushimit prindëror nuk
ekziston fare në Ligjin e Punës, grave u jepet deri në 12 muaj pushim lehonie (ndër
pushimet më të gjata në botë) ndërsa burrave deri në 3 ditë .

“Sipas hulumtimeve të ndryshme kohëzgjatja e
madhe e pushimit të lehonisë, barra e madhe financiare e sektorit privat , si
dhe mungesa e dispozitave të qarta për pushim prindëror përtej pushimit të
lehonisë : 1 ) Shtojnë diskriminimin e grave në treg të punës ; 2 ) rrisin barrën
e punëve të papaguar për gratë , dhe 3 ) pengojnë arritjet e barazisë gjinore .
Në mënyrë që të kemi ndarje më të barabartë të punëve të papaguara si dhe përfshirje
më të lartë të grave në tregun e punës, duke iu referuar hulumtimeve vendore e
ndërkombëtare lidhur me këtë çështje, QIKA konsideron se duhet të sigurohen këto
hapa ndër të tjera : 1 ) Duhet të shkurtohet pushimi i lehonisë, të zgjatet
pushimi i atësisë, dhe të njihet koncepti i pushimit prindëror, një pjesë e të
cilës duhet të jetë i pa – transferueshëm (së paku 2 muaj) .

“Po ashtu duhet të zgjatet leja për orar fleksibil të punës për nëna dhe baballarë deri në moshën 8 vjeç të fëmijës. “Pagesat për lehona” të parapara nga Qeveria nuk përkojnë fare me barazi gjinore dhe as fuqizim të grave. Le të ndihmohen prindërit me masa të ngjashme për rritjen e fëmijëve, por prind nuk është veç nëna. Me anë të kësaj pagese përgjegjësitë për kujdesin po i mbesin veç gruas. Andaj edhe po e kundërshtojmë. Pushimi prindëror nuk është pushim vetëm i grave.

Pakënaqësi ndaj vendimit të qeverisë për lehona: anti-feminist, diskriminon gratë në vendin e punës
Pakënaqësi ndaj vendimit të qeverisë për lehona: anti-feminist, diskriminon gratë në vendin e punës » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Pakënaqësi ndaj vendimit të qeverisë për lehona: anti-feminist, diskriminon gratë në vendin e punës
Pakënaqësi ndaj vendimit të qeverisë për lehona: anti-feminist, diskriminon gratë në vendin e punës » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
No description available.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button