Lajmet e funditVendi

Padia ndaj Serbisë për gjenocid – Qeveria gaboi që e paraqiti në program pa analizë paraprake

Paraqitjen e një padie ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë si pikë të rëndësishme në programin qeveritar të Qeverisë Kurti II, po e konsideron hap të gabuar profesori i të drejtës kushtetuese, Përparim Gruda, raporton Ekonomia Online.

Gruda ka thënë në një intervistë për
Ekonomia Online se deklarimi për një padi të tillë pa studim paraprak, pa
diskutim me ekspertë të fushës është i gabuar.

“Problemi është që Qeveria tashmë e ka
hapur derën për këtë punë dhe mendoj që gabimi i parë është bërë. Nëse t’i
paralajmëron padi dhe atë e shkruan edhe në program qeveritar, tërheqja prej
kësaj, mosdërgimi i padisë gjithashtu ka konsekueca se tregon që t’i ke një
inferioritet karshi argumenteve që duhet të ofrosh. Por edhe dërgimi në
situatën kur gjasat për me fitu pothuasje janë të pamundura, janë shumë të
pakta është gabim. Një gabim është bërë dhe shpresoj që te i dyti mos të
arrijmë”.

“Sygjeroj që të ulemi dhe të flasim
seriozisht për këtë temë me ekspertë të fushës, të bëjmë një bilancë çfarë kemi
bërë ne për 20 vjet, cilat prova i kemi mbledh, cilat i kemi administru e
sistemu, cilat të dhëna i kemi. E shoh si gabim daljen në publik të kësaj
çështje, thënien e kësaj vetëm përmes një deklarate, pa një studim paraprak
është gabim, do të duhej të ndodhte e kundërta. Deklarimit se do të ushtrojmë
padi pranë GJND-së do të duhej t’i paraprinte një proces i konstruktimit të
gjerë me publikun”.

Më tej profesori Grudi ka treguar dy
rrugë ligjore kryesore përmes të cilave do të duhej të bëhej padia për gjenocid
ndaj shtetit serb.

E para rrugë sipas tij është një
proces i gjatë ku Kosova duhet të deponojë një deklaratë që të bëhet palë e
Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kurse rruga e dytë është sigurimi i një
vendi të tretë, si Shqipëria që mund të ushtrojë padi për interesin e Kosovës.

“Kosova mund ta padisë Serbinë për
gjenocid, por rruga ligjore që Kosova me arritë deri te momenti kur Gjykata Ndërkombëtare
e Drejtësisë e trajton këtë padi është jashtëzakonisht e vështirë, kjo për
shkak se në rend të parë Kosova nuk është anëtare e Kombëve të Bashkuara, nuk është
palë në Statutin e Gjykatës”

“Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në këto
kushte Kosova mund të paraqitet para kësaj Gjykate me një padi vetëm në
rrethanat kur ajo deponon një deklaratë pranë Sekretariatit të Gjykatës Ndërkombëtare
të Drejtësisë në të cilën shpreh zotimin për të respketuar Statutin e Gjykatës
Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe detyrimet dhe të drejtat që dalin për vendet anëtare
të Kombëve të Bashkuara, vetëm pasi të deponohet kjo lloj deklarate Kosova
mundet me u bë palë në Gjykatën Ndërkomëtare të Drejtësisë, kjo është edhe
rruga e parë se si Kosova mundet me bë një padi për gjenocid”.

“Rruga e dytë është me gjetë një vend
të tretë, që të gjithëve nga shkon mendja te Shqipëria. Një vend i tretë që është
anëtar i Kombëve të Bashkuara, që është palë pranë Gjykatës Ndërkombëtare të
Drejtësisë e cila mund të ushtrojë padi për interesin tonë”, ka sqaruar ai.

Sipas Grudës padia për gjenodic është
një nga procedurat më të vështira dhe përgaditja për të Kosovës do t’i
kushtonte rreth dy vjet.

“Padia për gjenocid është një nga
operacionet jurike më të vështira, fakti që ne kmei vetëm një vendim gjyqësor që
pas Luftës së Dytë Botërore që konfiromon gjenocidin që është rasti i Srebrenicës
tregon që të provuarit e gjenocidit është një proces jashtëzakonisht i
komplikuar dhe i vështirë. Përgaditja e kësaj padie mund të marr vite,
minimalisht 1 vit ose 2 për shkak se kërkon një punë të madhe të një ekipi të
gjerë të juristëve dhe të profesionistëve të fushave të tjera që ndihmojnë në
mbledhjen, administrimin dhe sisteminim e provave të cilat do ti bashkangjiten
asaj padie, voluminoze nga pikëpamja e vëllimit dhe e fakteve e argumenteve që
duhet të ofrohen”, ka shtuar ai.

Tutje Gruda ka thënë se Kosova në
rrafshin ndërkombëtar nuk njihet si rast gjenocidi, edhe pse i ka elementet për
diçka të tillë, raporton EO.

“A mund ta fitojë Kosva një padi për
gjenocid? Është me rëndësi me kuptu faktin se që nga intervenimi i NATO-s po të
lexohen me kujdes të gjitha deklaratat e diplomatëve perendimor ajo që thonë është
që intervenimi i NATO-s ishte për të penguar gjenocidin, gjithmon thuhet për të
penguar, nuk thuhet për ta ndalur apo për t’i dhënë fund një gjenocidi që do të
thotë se në rrafshin ndërkombëtare duket sikur ështe e qartë se Kosova nuk
njihet si rast gjenocidi ani pse i ka të gjitha elementet e gjenocidit”, ka
thënë ai.

Për fund profesori ka thënë se nëse
Kosova do ta ushtronte një padi për gjenocid ndaj Serbisë, por që do ta
humbiste gjyqin atëherë pasojat do të ishin të mëdha dhe do të kishin kosto në
pikëpamje politike, diplomatike e ligjore.

“Në këtë pikëpamje Kosova me këtë çështje
duhet të sillet me nje kujdes të jashtëzakonshëm sepse e shohih të vështirë që
Kosova së pari të kalojë pengesa juridike si vend joanëtar i OKB-së për të
arritur adresimin e padisë dhe e dyta e shoh të vështirë që të argumentoj që
Kosova ka pasur gjenocid, që të ofrojë provat e nevojshme për të dëshmuar që ka
pasur gjenocid”.

Kujtojmë faktin që Kroacia dhe Serbia
patën një padi dhe kundërpadi në Gjykatën Ndërkomëtare të Drejtësisë vetëm para
pak vitesh dhe të dyja i rrëzoi gjykata. Ne e dijmë seriozitetin e shtetit
kroat dhe të botës akademike, në veçanti asaj juridike kroate që ka shumë më
shumë kapacitete argumentuese sesa kjo e jona. Në rrethanat kur ne dëpërtojmë për
të dërgu një padi dhe nëqoftë se ne e humbim atë padi kjo do të kishte një
kosto të jashtëzakonshme, do të ishte më mirë sikur mos të shtrohej fare si e
tillë, do të kishte kosto në pikëpamje politike, diplomatike, ligjore dhe çdo
lloj tjetër”, ka përfunduar Përparim Gruda për EO.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button