Lajmet e funditVendi

Osmani: Partneriteti me SHBA-të, jetik për realizimin për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bisedoi me ambasadorin Philip Reeker, U.D. i ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, i cili e uroi atë për zgjedhjen si Presidente e Kosovës.

Ambasadori Reeker theksoi se raportet e
SHBA-ve me Kosovën janë të bazuara në vlerat demokratike dhe qëllimet e
përbashkëta. Më tej, ambasadori Reeker rikonfirmoi interesimin e Presidentit
Biden për të mbështetur Kosovën drejt zhvillimit dhe zbatimit të reformave të
nevojshme. Po ashtu, ambasadori Reeker potencoi angazhimin e SHBA-ve për të
mbështetur shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin
Evropian.

Presidentja Osmani nënvizoi se partneriteti me
SHBA-të është jetik për realizimin e prioriteteve të institucioneve të Kosovës
në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës, si dhe
zbatimin e reformave te brendshme që do të shtonin punësimin dhe do të luftonin
në mënyrë efikase korrupsionin.

Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë,
ambasadori Reeker theksoi se SHBA-të inkurajojnë palët që të angazhohen në
mënyrë konstruktive drejt arritjes së marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, e
cila do të rezultonte në njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e
përmirësimit cilësor të procesit të dialogut që bazohet në paprekshmërinë e
territorit të Kosovës dhe karakterin unitar të shtetit e që i kontribuon paqes
dhe prosperitetit në rajon. Presidentja Osmani theksoi se për Kosovën, ndriçimi
i fatit të të pagjeturve mbetet prioritet të cilin institucionet synojnë ta
shtyjnë përpara dhe për këtë kërkoi përkrahjen e SHBA-ve.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button