Lajmet e funditVendi

Orlando viziton Ferdonije Qerkezin në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur ka vizituar Ferdonije Qerkezin.

Ai tha se është prekur nga dëshmia e jetës së Qerkezit, e cila ka humbur gjatë luftës burrin dhe 4 djemtë e saj.

“Në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur në #Kosovë u preka thellësisht nga dëshmia e jetës së Ferdonije Qerkezit për dhimbjen dhe humbjen.  Shtëpia e saj e madhe e zbrazët është një kujtesë dinjitoze dhe imponuese e plagëve të hapura që ende duhet të marrin përgjigje, duke shmangur çdo politizim”, ka shkruar Orlando.

Orlando viziton ferdonije qerkezin në ditën kombëtare të personave të pagjetur
Orlando viziton ferdonije qerkezin në ditën kombëtare të personave të pagjetur » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button