Lajmet e funditVendi

Opozita nuk e sheh të arsyeshme vazhdimin e seancës: Kurti nuk ka interes për të ardhmen e dialogut

Në mungesë të kryeministrit Albin Kurti se seancën plenare ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi partitë opozitare po e shohin të paarsyeshme vazhdimin e seancës, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra e ka
quajtur vazhdimin e kësaj seance të pakuptimtë.

Sipas Deliu Kodrëa braktisja e senacës nga
kryeministri Kurti pa i dëgjuar deputetët lidhur me dialogun është ikje prej përgjegjësisë.

“Për mua kjo senacë është e pakumtimtë,  kur Kryeministri Kurti e bën një raport dhe e
braktisë seancën dhe nuk dëgjon deputetët. Forma qysh është ftuar kjo seancë është
ikje prej përgjegjësisë që kryeminsitri Kurti po e bën cdo herë. Gjithë
moralizimi i Kurtit me familjet e të pagjeturve ka qenë moralizim i rrejshëm” është
shprehur ajo.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha e ka
konsideruar se është e nevojshme përfshirja e një të deleguari nga ShBA në
dialog.

Kurse Berisha ka thënë se kjo seancë nuk është
e arsyeshme të vazhdojnë pa prezencën e Kurtit.

“Meqnesëse ai nuk është këtu nuk është dashur
të vazhdojë kjo senacë” ka theksuar ai.

Armend Zemaj deputet nga LDK-ja ka vlerësuar
se pas raportimit të Kurtit u pa që ai nuk është i interesuar për të diskutuar
për të ardhmen e dialogut.

“U pa fatkeqësisht që kryeministri nuk ishte i interesuar të diskutojë për të ardhmen e dialogut por u mor vetëm më të kaluarën e tij”, u shpreh ai.

Opozita nuk e sheh të arsyeshme vazhdimin e seancës: kurti nuk ka interes për të ardhmen e dialogut
Opozita nuk e sheh të arsyeshme vazhdimin e seancës: kurti nuk ka interes për të ardhmen e dialogut » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button