Lajmet e funditVendi

Opozita kundërshton shkarkimin e anëtarëve të KPMShCK-së

Deputetja e VV-së, Doarsa Kica-Xhelili
njëherësh edhe kryesuese e komisionit për Administratë Publike tha se anëtarët
e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK)
nuk e kanë ushtruar funksionin në mënyrë të paanshme, prandaj edhe duhet të
shkarkohen, raporton Ekonomia Online.

“Nuk e kanë ushtruar funksionin
në mënyrë të paanshme”.

Kundër këtij shkakrimi ka qenë Mërgim
Lushtaku nga PDK-ja. Ai tha se iniciativa për shkarkim po bëhet për motive
politike e pa bazë ligjore.

“Është duke e ushtruar një qasje
e pa shembull deri më tani i tillë është ky rast me nismën për shkarkimin, ky këshill
është zgjedhur nga Kuvendi vetëm një vit më parë. Iniciativa për shkarkim po bëhet
për motive politike pa prova dhe fakte e pa bazë ligjore”.

“…ne jemi kundër kësaj
drame të turpshme, ju po e shkatërroni një praktik të mirë të vendosur vite me
radhë”.

Deputeti nga radhët e LDK-së Agim
Veliu tha se nuk ekziston asnjë arsye ligjore për shkarkim të Këshillit të
Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, raporton EO.

“Shprehi shqetësimin tonë të
Komisionit që me shumicë një partiake ti rekomandojë kuvendit për ndërprerje të
mandatit Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës
në mënyrë të jashtëligjshme”.

Edhe nga AAK-ja kanë qenë kundër
iniciativës për shkarkim.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button