Lajmet e funditVendi

Nushi i PSD-së thumbon Kurtin me një video të një enveristi që flet për kultin e individit

Anëtari dhe aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi e ka thumbuar kryeministrin e Kosovës dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke publikuar një video ku një komunist i atëhershëm i Shqipërisë flet për kultin e individit dhe dashurinë ndaj diktatorit të atëhershëm, Enver Hoxha.

“Qëndrimi i partisë sonë dhe vetë i shokut Enver ka qenë dhe është kundër kultit të individit dhe për këtë ne kemi dokumentacione të shumta ku është folur në të gjitha kongreset, në mbledhjet e rëndësishme, dokumentet e partisë e të gjitha. Por nuk duhet ngatërruar çështja e kultit me dashurinë që ka populli për udhëheqësin e tij”, thotë një enverist në videon e publikuar nga Nushi.

“Pjese nga Keshilli i Pergjithshem i Partise së Liderit Suprem“Aktivisti i Lëvizjes nuk duhet të jetë i lidhur me individin, por me idenë dhe programin”. Pooooooor…”, ka shkruar Nushi.

Kurti sot në mbledhjen e 44-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së tha se është shumë e rëndësishme që të shmangen rivalitetet e brendshme që lidhen me figura apo grupe të caktuara në qendrat e kësaj partie.

“Është e rëndësishme që nëpër qendrat tona të shmangen rivalitetet e brendshme që lidhen me figura apo grupe të caktuara. Aktivisti i Lëvizjes nuk duhet të jetë i lidhur me individin, por me idenë dhe programin. Aktivisti nuk duhet të kërkojë miqësinë me kryetarin, por miqësinë me qytetarin. Asnjë prej kryetarëve nuk ka për të qeverisur vetëm me miqtë e vet, e asnjë grup shoqëror nuk do të marrë në kontroll asnjë qendër apo asnjë komunë. Prandaj fushatat negative duhet të ndalen, ashtu siç duhet të ndalen edhe vetëshpalljet publike apo vetëkandidimet pompoze, si dhe pretendimet që dikush ka mbështetje nga niveli i tretë apo nga kryesia e Lëvizjes. Mbështetja jepet vetëm në mënyrë statutore, demokratike dhe institucionale, nuk është mbështetje një fotografi apo një takim diku me dikë”, ka thënë Kurti.

https://www.facebook.com/nol.nushi/videos/213812367266143/?t=0

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button