Lajmet e funditVendi

Njohësi i sigurisë: Ardhja e Ramës dhe shtimi i patrullimit nga KFOR qetësoi situatën në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollaku, ka thënë se me ardhjen e kryeministrit Edi Rama në Kosovë dhe shtimi i patrullimeve nga KFOR-i, është shenjë se situata në veri nuk do të eskalojë, raporton Ekonomia Online.

“Situata në
veri ka qenë ndër situatat më delikate në kontekstin e sigurisë dhe atakimit të
saj që nga 99-ta e këndej. Situata tani llogaris që është paksa më e lehtë
sidomos dje dhe sot, e tani edhe me ardhjen e kryeministrit Edi Rama do ndikojë
në dialog dhe aktivizim të bashkësisë ndërkombëtare”.

Çollaku ka
pohuar se prezenca e KFOR-it është tregues dhe indikator se NATO është e
aktivizuar për të mos lënë hapsirë për manovrime të skajshme nga krerët e
Serbisë.

“Sipas vlerësimit
tim situata është në kontrroll e sipër, gjegjësisht në përfundim të këtyre
tensioneve dhe pa pasoja. Sepse ditën e parë kur ka filluar të ndodh kjo situatë
jam frikësuar për herë të parë se mos po eskalon situata. Mirëpo tani janë
indikatorët e mjaftueshëm që situata të qetësohet. KFOR është një indikator dhe
është misioni i tij garantimi i sigurisë”.

Rrugët drejt vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë bllokuar nga serbë lokalë me kamionë e mjete të tjera të rënda në shenjë proteste ndaj vendimit për reciprocitet lidhur me targat e automjeteve.

Njohësi i sigurisë: ardhja e ramës dhe shtimi i patrullimit nga kfor qetësoi situatën në veri
Njohësi i sigurisë: ardhja e ramës dhe shtimi i patrullimit nga kfor qetësoi situatën në veri » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button