Lajmet e funditVendi

Nisma: Nuk kemi pasur ftesë nga presidentja Osmani, s’ka arsye të shtyhen zgjedhjet

Nisma Socialdemokrate ka thënë se nuk kanë pasur ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale.

Sipas tyre nuk ka asnjë arsye për shtyrje të
zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Presidentja e vendit, ka ftuar sot krerët e
partive politike për të diskutuar rekomandimin e Institutit Kombëtar të
Shëndetit Publik për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Në këtë takim, ajo ka ftuar edhe
“Alternativën” dhe “Listën Guxo”, të cilat nuk janë të certifikuara si subjekte
nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ne si subjekt politik nuk kemi pasur ftesë për
këtë takim.

Qëndrimi i NISMA-s Socialdemokrate është që
zgjedhjet duhet të mbahen më 17 tetor dhe se nuk ka arsye për shtyrje të
zgjedhjeve.

NISMA është që të shkurtohet ose anulohet në tërësi fushata klasike, dhe të organizohet në forma tjera, sepse shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.

LEXO EDHE:

Presidentja Osmani: Data e zgjedhjeve mbetet 17 tetori

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button