Lajmet e funditVendi

Nënshkruhen kontratat -153 biznese përfitojnë 1.5 milionë €, do të punësohen 353 persona

Ministria e Zhvillimit Rajonal ka mbajtur ceremoninë
e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga programet: Programi Për
zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB 2021) dhe Programi për Rimëkëmbje
Ekonomike (PRE M15), raporton Ekonomia Online.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka
thënë se nga ky projekt kanë përfituar 153 biznese që pritet të punësojnë 353
punëtorë.

Ai ka bërë të ditur se ndihmë ministrisë për
realizimin e projektit i ka ofruar BERZh-i dhe UNICEF-i.

“Janë gjithsej 153 përfitues të cilët do të
krijojnë afër 353 vende të reja të punës. Kjo është bërë në bashkëpunim me
BERZh dhe UNICEF gjatë tre muajve të ardhshëm për të financuar këta punëtor të
rinj”.

“Ka me pas trajnime për përfituesit praktikantë
të cilët do të jenë pjesë e këtij projekti”, është shprehur ai.

Poashtu Damka njoftoi se projekti në fjalë do
të kushtojë rreth 1 milion e 500 mijë euro, raporton EO.

“Ministria e Zhvillimit Rajonal do të vazhdojë
me këso projekte me të cilat besojmë se do të zhvillojmë ekonominë dhe do të
krijojmë vende të reja të punës Gjithsej ky projekt bashkë me start-up
llogaritet të kushtojë 1 milionë euro”, ka përfunduar ai.

Nënshkruhen kontratat -153 biznese përfitojnë 1. 5 milionë €, do të punësohen 353 persona
Nënshkruhen kontratat -153 biznese përfitojnë 1. 5 milionë €, do të punësohen 353 persona » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button