Lajmet e funditVendi

KQZ-ja çdo vit u’a ndan partive mbi 4 milionë €, në tri vjetët e ardhshme parashikohet më pak buxhet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
(KQZ) në mbledhjen e radhës ka miratuar raporti vjetor financiar për fondin
për mbështetje të subjekteve politike për vitin 2020, raporton Ekonomia
Online.

Arianit Elshani nga Këshilli për
Buxhet dhe Financa tha se 4 milionë e 200 mijë euro shkojnë për parti politike
çdo vit.

Poashtu në këtë mbledhje është bërë
edhe shqyrtimi dhe miratimi i draft-planit të buxhetit të KQZ-së për vitet
2022-2024.

Elshani, tha se për vitin 2022 janë
paraparë mbi 6 milionë euro buxhet, njëjtë sikurse në vitin 2023, kurse në
vitin 2024 planifikohen mbi 5 milionë euro, raporton EO.

“Në raport me nevojat e KQZ-së dhe
në aspekt të resurseve humane buxhetin e planifikuar për vitin 2022 e kemi
tejkaluar”.

“Projektet kapitale kemi vetëm 2 në vitin 2022. Për vitin 2022 kemi paraparë 6 milionë  e 210 mijë euro, për vitin 2023 6 milionë e 193 mijë euro si dhe për vitin 2024, 5 milionë e 843 mijë euro”.

Kqz-ja çdo vit u’a ndan partive mbi 4 milionë €, në tri vjetët e ardhshme parashikohet më pak buxhet
Kqz-ja çdo vit u’a ndan partive mbi 4 milionë €, në tri vjetët e ardhshme parashikohet më pak buxhet » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button