Lajmet e funditVendi

“Kur ndalet PDK-ja, ndalet Kosova”, Gjoshi: Krenari që shërbeva në këtë parti

Pas njoftimit të Enver Hoxhajt se Kryesia e PDK-së ka dhënë dorëheqje për shkak të mbajtjes së konventës, zyrtari i kësaj partie, Betim Gjoshi, tha se për të ka qenë krenari t’i shërbej këtij subjekti.

Tutje, Gjoshi duke përmendur shprehjen e ish-kryetarit të kësaj partie , Kadri Veselit, “Kur ndalet PDK-ja, ndalet Kosova.”, tha se Kosova është në një gjendje të keqe, e kjo sipas tij ka ardhur si rrjedhojë e largimit të kësaj partie nga vendimarrja.

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

Besoj se tashmë jeni njoftuar me vendimin për pushimin e
mandatit të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, në prag të zgjedhjeve
të 3 korrikut.

Ky është një vendim me vullnet të lartë politik për t’i shërbyer
plotësisht hapjes së garës zgjedhore.

Natyrisht se këto momente janë të tilla që të shtyjnë të kujtosh
kohën e kaluar, sifdat dhe sukseset.

Për mua, si i rritur në Partinë Demokratike të Kosovës, është
krenari dhe përgjegjësi e madhe që për një vit e gjysmë shërbeva me shumë
përkushtim në cilësinë e Sekretarit Elektoral. Kjo ka qenë e mundur falë
besimit të kryetarit Veseli dhe të Këshillit Drejtues të partisë. Një
falënderim për secilin prej tyre që besuan në mua.

—–

Unë besoj shumë në shprehjen e Kadri Veselit se “Kur ndalet
PDK-ja, ndalet Kosova.”

Që prej zgjedhjeve të vitit 2014, Kosova është ballafaquar me
probleme të rënda. E gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të orvatjeve për
largimin e PDK-së nga skena e vendimarrjes dhe që Kosova të bie në duartë e
praktikantëve dhe njerëzve që po rrezikojnë miqësinë me aletatët strategjik të
shqiptarëve.

Sot, fatkeqësisht Kosova ka për kryeministër një njeri që asnjë
gur nuk e ka vendosur në shtetin e Kosovës. Në fakt, Albin Kurti është njeriu
që gurët e rrugës i ka hedhur mbi gjithçka të shtetit të Kosovës. Ai është
luftëtari më i madh kundër shtetit të Kosovës. Kjo është fatkeqësi.

Prandaj, është detyrë e PDK-së që të ringrihet dhe ta drejtojë
Kosovën. Së shpejti, do të binden të gjithë se Ablin Kurti dhe njerëzit e tij
që dikur e luftonin krijimin e shtetit të Kosovës, nuk mund ta duan dhe as ta
çojnë përpara.

Nuk ka asnjë parti më të goditur se PDK-ja dhe prapë po qëndron,
e do të bëhet më e fortë dita ditës, derisa së shpejti do të na bashkohen
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Ata dhe shokët e tyre do ta dëshmojnë luftën e
drejtë për liri të popullit të Kosovës.

Na priftë e mbara!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button