Lajmet e funditVendi

Ndahen 330 mijë e 600 € për pagesën e specializantëve për muajin qershor

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën
e ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen 330 mijë e 600 euro për pagesën e
specializantëve për muajin qershor të vitit 2021, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Punës dhe
Transfereve Hekuran Murati, ka kërkuar miratimin e kabinetit qeveritar.

“Përmes këtij vendimi
trajtohet kërkesa për 330 mijë e 600 euro, në mënyrë që të paguhen pagat
specializantëve, kanë pasur rritje të numrit dhe mosbuxhetim të tyre”.

Qeveria gjithashtu ka miratuar
zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj 7 shtetasve libanezë të lidhur me
Hezbollah dhe ndaj 6 personave që janë të përfshirë në aktivitet të
Organizatave terroriste ISIL.

Zëvendësministrja e MPJD-së Liza
Gashi tha se sanksionet konsistojnë në ndalimin e udhëtimit për personat e
sanksionuar.

“Ju ftoj të shqyrtoni,
sanksionet konsistojnë në ngritjen e aseteve, ndalim të udhëtimit për personat
e sanksioneve”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button