Lajmet e funditVendi

Nagavci paralajmëron riorganizimin e shkollave vitin tjetër: Ngacmimet e dhuna s’do të tolerohen

Ministria e Arsimit, Shkencës,
Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka mbajtur konferencën e fundvitit me
gazetarë, ku ka folur për punën që është bërë gjatë këtij viti në arsim,
raporton Ekonomia Online.

Nagavci tha se pandemia u ka
shkaktuar shumë vështirësi dhe ka e goditur rëndë arsimin. Ajo falënderoi mësimdhënësit
për rikthimin e nxënësve në shkolla.

“Ne kishim organizuar edhe mësimin
plotësues për të gjithë nxënësit që kanë pas ngecje për shkak të situatës me
pandeminë. Në mësimin e plotësues kanë qenë 61 nxënës të përfshirë gjatë vitit
të kaluar shkollor”.

“Kemi organizuar një trajnim të mësimdhënësve
për implementimin, kurse në zbatimin e kurikulës kanë qenë të përfshirë 1 500 mësimdhënës
të përfshirë në trajnime para fillimit të vitit shkollor dhe 3 000 mësimdhënës
në programe të ndryshme të trajnimit që janë ofruar nga Ministria e Arsimit”.

“Gjatë këtij viti 2 153 mësimdhënës
janë pajisur me licencat e karrierës. Është vlerësuar performanca e 331 drejtorëve
dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve arsimore në nivel vendi”.

Nagavci tha se i kanë kushtuar
kujdes të shtuar fëmijëve nga grupet e marxhinalizuara. Ajo tha se 150 anëtarë
që janë trajnuar për fëmijët me aftësi të kufizuara.

“E dini se tashmë është
planifikuar në buxhet punësimi i 100 asistentëve për nevoja të veçanta dhe në
fillim të vitit të ardhshëm 2022 do të fillojmë bashkëpunimin me komuna, punësimi
i këtyre asistentëve”.

Sa i përket riorganizimit të
shkollave Nagavci tha së është në plan për vitin e ardhshëm që të punohen për
vendosjen e standardeve për të gjitha komunat.

Për strategjinë për arsimin për
vitin 2020-2026 Nagavci tha është pothuajse në përfundim, duke shtuar se këtë
vit janë ndarë bursa si asnjëherë më parë.

“Si asnjëherë më parë këtë vit
kemi nda bursa dhe mbështetje financiare për studentet për nxënësit për të
gjitha nivelet. Kemi ofruar mbështetje financiare për studentet vajza, gra”.

“Në nivelin bachelor i kemi përfituese
812 studente në vlerë prej 1 000 eurosh. Janë ndarë 1 799 bursa për studentet
elitar që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë me një vlerë
prej 700 euro për secilin nga studentët”.

“… janë ndarë 500 bursa për
shkollat e mesme rom, ashkali dhe egjiptiane. Dhe poashtu edhe për studentët që
janë pranuar në top universitetet më të mira botërore. bursa edhe për studentët
në nivelin e doktoratës”.

Nagavci tha se ngacmimet dhe dhuna
ndaj nxënësve nuk do të tolerohet, raporton EO.

“Ngacmimet apo për dhunën që nga
ndodh ndaj fëmijëve, nuk do të tolerohet asnjë rast kur dikush abuzon me fëmijë
në institucionet arsimore tona”.

Kur foli për njohjen e diplomave
ajo ka sqaruar se kanë formuar një Komision që do të merret me këtë çështje.

Nagavci paralajmëron riorganizimin e shkollave vitin tjetër: ngacmimet e dhuna s’do të tolerohen
Nagavci paralajmëron riorganizimin e shkollave vitin tjetër: ngacmimet e dhuna s’do të tolerohen » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button