Lajmet e funditVendi

Musliu kërkon shkarkimin e Mehajt – ai s’tregon pse Prindon Sadriu mori pjesë në stërvitjen e FSK-së

Deputetja e PDK-së, Ganimete
Musliu ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, raporton
Ekonomia Online.

Asaj, Mehaj nuk i dha përgjigje
rreth pjesëmarrjes së bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani në operacionin
e FSK-së “Defender Europe 2021”.

Mehaj tha se gjatë rishikimit të
buxhetit për ministrinë kanë kursyer 5.2 milionë euro të cilat i kanë alokuar për
blerje ushtarake.

Ai tha se FSK-ja është pasardhëse
e UÇK-së dhe do të kujdesen për forcimin e ushtrisë.

“Ne kur kemi bërë rishikimin
kemi arritur të kursejmë shumë prej 5.2 milionë euro dhe kemi vendosur t’i
alokojmë për blerjet ushtarake”.

“Ne kemi vendosur objektivat tona
dhe e gjithë puna shkon drejt përmbushjes së këtyre objektivave. FSK-ja është
pasardhëse e UCK-së”.

Ndërsa deputetja e PDK-së për të
tretën herë me radhë ka pyetur ministrin Mehaj për pjesëmarrjen e bashkëshortit
të presidentes Osmani në ushtrimet “Defender Europe 2021”.

“A është shkelje e
protokollit ushtarak dhe keqpërdorim i pozitave. Kërkoni shkarkimin e këtij
ministri dhe nuk e kisha prit një përgjigje të tillë”.

Ndërsa ministri Mehaj tha se çdo
tentim për zhbërjen e këtij imazhi e dëmton këtë proces, raporton EO.

“Defender ka qenë stërvitje e
përbashkët, në këtë ngjarje kanë marr pjesë 27 shtete me 28 mijë ushtarë në
mesin e tyre 330 pjesëtarë të FSK-së. Çdo tentim për zhbërjen e këtij imazhi na
dëmton dhe nuk na bënë nder”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button