Lajmet e funditVendi

Murati paralajmëron rritje ekonomike prej 7.9%, Hajdari anëtarësim në OBT

Pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë
ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati si dhe ministrja e
Tregtisë Rozeta Hajdari kanë mbajtur konferencë për medie.

Murati tha se presin një rritje
ekonomike prej 7.9%, duke shtuar se ditëve në vazhdim do të dalin edhe me pakon
për rimëkëmbje ekonomike, por që nuk dihet shifra.

“Ne kemi ripërshtatur shifrat
duke bazuar të hyrat dhe kemi tejkalim të hyrave të planifikimit fillestar. Ne
presim një rritje ekonomike prej 7.9% në terma nominal dhe do të jetë rritja më
e madhe që ka parë vendi viteve të fundit”.

“Në raport ndihmat për
bizneset janë paraparë dhe në përfundim do të dalim me pakon e rimëkëmbjes
ekonomike”.

Ministrja e Tregtisë Rozeta
Hajdari tha se Ligji për tregtinë e produkteve të naftës ka pritur më shumë një
dekadë, derisa përmendi edhe rëndësinë e tij.

Tutje ajo tha se qe dy muaj kanë
njoftuar prokurorinë për nënshkrimin e jashtëligjshëm të udhëzimit administrativ,
që ka të bëjë për markimin dhe kontrollimin e naftës.

Hajdari tha se synojnë në të
ardhmen të jenë pjesë e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), raporton EO.

“Ligji për tregtinë e
produkteve të naftës tha ka pritur një dekadë dhe është Ligj që ka marr punë
derisa e rregulluam, është i rëndësishëm për mbrojtjen e konsumatorit dhe
mjedisit”.

“Markimi i tregut të naftës
nuk ka qenë me Ligj i paraparë dhe tutje ne kemi analizuar çështjen, dhe ne nuk
kemi mund me anuluar klauzolën dhe në këtë rast kemi informuar prokurorinë për
udhëzimin administrativ që është nënshkruar jashtëligjshëm nga zyrtarët e
ministrisë sonë”.

Murati paralajmëron rritje ekonomike prej 7. 9%, hajdari anëtarësim në obt
Murati paralajmëron rritje ekonomike prej 7. 9%, hajdari anëtarësim në obt » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button