Lajmet e funditVendi

Në mungesë të kuorumit anulohet mbledhja e Kryesisë, Tahiri thotë se po degradohen institucionet

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është anulua në mungesë të kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Grupit Parlamentar të
PDK-së, Abelard Tahiri, me këtë rast tha se koalicioni qeverisës ka filluar që të
degradojë institucionet e Republikës së Kosovës.

Madje sipas tij, Kuvendi është
shndërruar në një institucion që i shërben vetëm punësimeve.

“Ishte paraparë që të mbahej
mbledhja e Kryesisë, por që në mungesë të kuorumit që duhej të bëhej nga
mazhornca ka dështoi të mbahej. Ky koalicion ‘Krejt dhe drejte’ ka filluar që të
degradojë institucionet e Republikës së Kosovës”.

“Mosardhja e kryetarit të Kuvendit
ku do të trajtoheshin problematika të mëdha dështon në mënyrë më të keqe të
mundshme. E patë edhe dje një tendencë për shkarkimin e Këshillit përkundër
krejt argumenteve që janë iniciativa më kundërshtim me ligjin që degradon institucionet
e pavarura të Republikës së Kosovës”.

“Sot e shihni që edhe Kuvendi është
shndërruar në një institucion që i shërben vetëm punësimeve. Ndërmarrja më e rëndësishme
e kësaj qeveria ka qenë punësimi i familjarëve të tyre. Po shohim angazhim vetëm
në këtë çështje”.

“Ju bëjmë thirrje prokurorisë që të
hetoj të gjitha abuzimet që po bëhen duke filluar nga Parlamenti”.

Në rend dite ishin këto pika:

1. Miratimi
i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2. Përgatitjet
për Seancë plenare:

        1. Deklarimet
jashtë rendit të ditës,

        2. Pyetjet
parlamentare,

        3. Miratimi
i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

        4. Shqyrtimi
i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin
2020,

        5. Shqyrtimi
i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.

3. Shqyrtimi
i propozimeve dhe i kërkesave

Në mungesë të kuorumit anulohet mbledhja e kryesisë, tahiri thotë se po degradohen institucionet
Në mungesë të kuorumit anulohet mbledhja e kryesisë, tahiri thotë se po degradohen institucionet » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button