Lajmet e funditVendi

Mungesa e rrymës e shkarkimi i ministres Rizvanolli, protestojnë numër i vogël i qytetarëve

Numër i vogël i qytetarëve janë mbledhur para ndërtesës së KEDS-it në kryeqytet duke kërkuar furnizim të rregullt me rrymë dhe shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizavnolli, raporton Ekonomia Online.

“KEDS-i t’i kthehet Kosovës,
“Rryma nuk është luks, “Duam rrymë e jo arsyetime”, “S’paguaj
edhe për veriun”, ishin disa nga thirrjet që protestuesit bënë para
objektit të KEDS-it, si shenjë revolte për reduktimet që po ndodhin këto ditë në
Kosovë.

Organizatori i kësaj protestë,
Korab Hoxha, tha se KEDS-i po bën diskriminime në Kosovë.

“Kjo kompani që është mbrapa
nesh është shitur për një copë buke. Ky objekt a i bën më shumë se 26 milionë
euro. A e dini që nga viti kur u shit kjo kompani, zëdhënësi i KEDS-it ka thënë
se janë gjeneruar 140 milionë euro”.

“Për 1 vit e gjysmë i kanë nxjerrë
shpenzimet që e kanë blerë. Këta janë edhe diskriminues sepse  e fshatra malore ndalet 24 orë rryma, e ne
vendet tjera jo. Në shekullin 21 mu ndal rryma, është si me ta ndal orën e jetën”,
ka thënë ai.

Në fund, protestuesit kanë hedhur
poqe elektrike në oborrin e KEDS-it.

Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor vendosi masa
të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë
maksimalisht 60 ditë.

Në një komunikatë që KEDS-i ka dërguar në adresë të qytetarëve, të martën e javës së kaluar, thuhet se kufizimet e furnizimit me energji elektrike vijnë pas udhëzimeve të KOSTT-it, për shkak të krizës energjetike.

LEXONI EDHE:

Mungesa e rrymës e rastet me “Omicron”, shqetësimet kryesore për qytetarët

Mungesa e rrymës e shkarkimi i ministres rizvanolli, protestojnë numër i vogël i qytetarëve
Mungesa e rrymës e shkarkimi i ministres rizvanolli, protestojnë numër i vogël i qytetarëve » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button