Lajmet e funditVendi

Mungesa e mbështetjes financiare – shkaku i protestës së infermierëve

Infermierët sot protestuan para QKUK-së. Qëllimi kryesor I protestës sipas Enlirat Durakut – infermier dhe organizator I protestës thotë se ishte mungesa e mbështetjes financiare përkundër rrezikshmërisë në punë që kanë ata:

“Njera është që infermieri është i mbingarkuar me punë dhe nuk mundet ne çdo kohë me lënë vendin e punës … Protesta eshte e thirrur per pagesën e ndërrimeve të natës nga 18 ne 36 euro, pagesën e punës gjatë vikendeve dhe orëve shtesë ashtu  siç u paguhen edhe mjekëve si dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë.”

Përveç protestës së organizuar infermierët që tre ditë janë edhe në grevë urie, Duraku u bën thirrje kryeministrit Kurti dhe ministrit të shëndetësisë Vitia , në përmbushje të kërkesave të tyre :

“Sot është dita e tretë e grevës së urisë që jam unë, e kisha shfrytëzuar rastin kryeminstrit Kurti, ministrit të shëndëtësisë Vitia dhe zonjës  Kollçaku te i’u bëj thirrje se deri dje ata kanë  thirrur dhe kanë kërku drejtesi prej dikujt për vdekjen e Astritit se e ka vra shteti ndërsa  nesër dikush ka me kërku drejtësi bash këtyre sepse shteti është duke me vra mua, duke i inioruar kërkësat tona, me ç’rast unë nuk do ta ndërprejë kërkesën edhe nese pasoiat janë fatale, perderisa kuvendi i ka buxhet 200 mijë euro per kafe për pije… duhet të ketë  buxhet edhe për komunitetin me vital shtyllen e shëndetësisë në Kosovë.”

Bislim Berisha, një tjetër infermier u bën thirrje institucioneve që të mos bëhen shkak I largimit të të rinjëve drejt vendeve të huaja:

“Fatmirësisht ose fatkeqësisht unë e kam nënshkruar një kontratë me një agjension për të punuar në Gjermani, shkaku i kushteve të këqija sepse unë kam prind kam familje, unë merzitem normal po shkaku për mundësi më të mira për jetë edhe kam vendosur ta provoj të shkoj në Gjermani. Nuk jam i vetmi por ka edhe shumë tierë mbas meje që çdo dite ose edhe më vonë kanë për të nënshkruar shkaku i kushteve jo të mira.”

Qeveria e Kosovës ndau rreth 20 milionë euro ndihmë financiare për sektorë të ndryshëm të cilët janë dëmtuar nga mbyllja për shkak të pandemisë  si dhe kanë qenë të ekspozuar ndaj covid 19. Por nga kjo skemë nuk përfituan Infermierët.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button