Lajmet e funditVendi

Një muaj paraburgim personit që sulmoi babin dhe vëllain e tij

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 20.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 20.05.2021,, ndaj të pandehurit A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 të Kodi Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit
ndaj të pandehurit A.L., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin
e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh
dyshimi i bazuar se:

– I pandehuri A.L., me datë 20 prill, në orët
e hershme të mëngjesit, në  Prizren,
në  banesën e përbashkët familjare, me
dashje kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, me qëllim të cenimit të dinjitetit
të të dëmtuarve brenda një marrëdhënie familjare, ndaj të dëmtuarve
respektivisht babait dhe vëllait të tij, në atë mënyrë pas një mosmarrëveshje
paraprake pasi që të dëmtuarit tentojnë ti japin terapinë mjekësore të
pandehurit, në atë moment i pandehuri në mënyrë agresive dhe me zë të larët i
drejtohet të pandehurve, më pastaj edhe i sulmon fizikisht të dëmtuarit duke i
goditur me grushte si dhe duke i kafshuar me dhëmbë, me të cilat veprime tek të
dëmtuarit ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të shqetësimit

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të
vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtari i procedurës, gjithashtu ka lëshuar
URDHËRESË – PËR EKZAMINIM PSIKIATRIK, për të pandehurin A.L., ashtu që
Instituti adekuat, duhet të vërtetojë faktin se i pandehuri A.L., a ka qenë në
gjendje të kuptoj natyrën dhe rëndësinë apo pasojën e veprimeve në kohën e
kryerjes së veprës penale, dhe të konstatohet se në çfarë gjendje psikike
mendore ka qenë gjatë kësaj kohe, si dhe të konstatohet se në kohën e kryerjes
së veprës penale aftësia e tij mendore a ka qenë e zvogëluar.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjyqtari
ka vlerësuar peshën e veprën penale, dhe rrethana tjera sikurse faktin që i
pandehuri A.L., me të dëmtuari jetojnë në ambient të përbashkët, dhe me lënien
në liri të të pandehurit ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, si
dhe duke u nisur nga fakti se i pandehuri është recidivist i veprës së tillë
penale, caktimi i paraburgimit është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në
këtë fazë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button