Lajmet e funditVendi

Mosrespektimi i masave të reja – 70 biznese gjobiten, 6 mbyllen

Që nga hyrja në fuqi e masave të reja nga ana e Qeverisë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka shqiptuar 70 gjoba për lokalet dhe gastronominë, ndërsa gjashtë janë mbyllur si pasojë e mos respektimit të masave anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Lamir Thaçi,
zyrtar i AUV, në një intervistë për Ekonomia Online tha që numri më i madh i
gjobave në tre muajt e parë të këtij viti shkon mbi 700 gjoba për persona
juridik, dhe mbi 800 gjoba për mos mbajtje të maskave, apo mos respektim të
orarit të lëvizjes.

 Vetëm gjatë natës së mbrëmshme në regjionin e
Ferizajt janë shqiptuar 8 gjoba gjatë kohës së iftarit për mos respektim të
masave nga ana e restoranteve.

“Ne në tre
muajt e parë të këtij viti, kemi shqiptuar rreth 700 gjoba për persona juridik
ku përfshihen operatorët ekonomik, dhe kemi shqiptuar rreth 800 gjoba për
persona fizikë të cilët nuk e kanë mbajtur maskën, ose kanë shkelur orën e
lëvizjes. Dhe nëse shohim statistikat prej hyrjes së masave në fuqi numri i
gjobave ka tejkaluar numrin 70 vetëm për lokale dhe gastronominë të cilat nuk
kanë respektuar vendimet, dhe 6 mbyllje të përkohshme deri në krijimin e
kushteve. Gjatë natës së mbrëmshme, vetëm në regjionin e Ferizajt janë
shqiptuar 8 gjoba për persona juridik dhe shumica e gjobave janë shqiptuar për
sektorin e gastronomisë, ku gjatë kohës së iftarit nuk kanë respektuar
rregullat”, tha ai.

Thaçi thekson që
Prishtina mund të klasifikohet si qyteti që i janë shqiptuar më së shumti
gjoba, pasi edhe ka numrin më të madh të banorëve dhe bizneseve.

“Ne nuk mund të ndajmë sipas regjioneve sepse shkelës kemi pasur në të
gjitha regjionet. Sigurisht Prishtina e ka specifikën e vet sepse e ka numrin
më të madh të banorëve dhe bizneseve, dhe koncentrimi më i madh i jonë ka qenë
aty, dhe numri më i madh i gjobave është këtu”, thekso ai.

Zbatueshmëria më
të madhe të masave dhe respektimit të tyre ka sektori i hotelerisë, ku sipas
zyrtarit të AUV-it, baret dhe restorantet me hapësira më të vogla kanë shkelur
rregullat.

“Po në fakt
prin pjesa e gastronomisë, ku hynë këtu kafiteritë, baret dhe restorantet. Një
zbatueshmëri më të madhe të masave e kemi tek pjesa e hotelerisë, por pa marrë
parasysh kategorinë që është ne nuk kemi qenë selektiv, por normalisht që numri
më i madh i gjobave ka shkuar tek restorantet dhe baret që kanë hapësira më të
vogla dhe që kanë lejuar që të shërbejnë për numër më të madh të njerëzve sesa
që  e lejon kapaciteti hapësinor i
tyre”, deklaroi Thaçi.

Thaçi tutje
theksoi që gjatë kohës së mbylljes punë më të madhe ka pasur policia, ndërsa
pas lirimit të masave puna e kësaj agjencie është shtuar.

“Kur kemi
pasur kufizim të lëvizjes dhe ndaljes së punës, për neve është ulë puna, dhe
barra ka qenë mbi policinë e Kosovës andaj edhe kemi pasur numër më të vogël të
gjobave, ato raste ku i kemi hasur që janë hapur në kundërshtim me ligjin edhe
në atë kohë i kemi ndëshkuar, tani me hapjen e gastronomisë dhe sektorë tjerë
puna jonë është rritur dhe kemi rritur edhe kontrollet dhe me këtë rast edhe
ndëshkimet janë rritur. Në dy ditët e fundit ne shumicën e gjobave i kemi
shqiptuar për restorantet të cilat kanë organizuar mbajtjen e iftarit dhe kemi
kërkuar që të respektojnë masat”, u shpreh tutje ai.

Mungesa me numrin
e inspektorëve dhe logjistikës po vazhdon të jetë akoma problem për këtë
agjenci, pasi edhe kapacitetet e shtimit të punës janë më të mëdha.

“Po kemi mungesë të numrit të inspektorëve dhe mungesë edhe të logjistikës, në këtë rast edhe të veturave për inspektime sepse duhet që veturat të jenë në lëvizje me nga dy inspektorë dhe në këto dy pika jemi të kufizuar. Kemi marrë mbështetje nga ministria e Shëndetësisë prej 90 inspektorëve, të cilët janë duke punuar dhe të përgatitur për inspektime në terren, dhe kemi marrë premtime edhe për mbulimin e mjeteve të logjistikës”, përfundoi ai për Ekonomia Online.

Mosrespektimi i masave të reja – 70 biznese gjobiten, 6 mbyllen
Mosrespektimi i masave të reja – 70 biznese gjobiten, 6 mbyllen » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button