Lajmet e funditVendi

Mospajtimi Kurti-Borrell për referendumin e Serbisë, Raci: Nuk po lejohet të cenohet sovraniteti

Qëndrimi kundër i
kreut të Qeverisë Albin Kurti për organizmit të referendumit të Serbisë në
Kosova po vlerësohet si veprim i duhur nga, analisti politik Gazmir Raci.

Ai i tha Ekonomia
Online se është hera e parë që një kryeministër
nuk po e lejon që të cenohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës.

Krejt kjo duke iu referuar edhe pohimit të Kurtit se i ka bërë të ditur Përfaqësuesit të Lartë
për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, që serbët me shtetësi
të dyfishtë do të lejohen të votojnë vetëm me postë apo në zyrën ndërlidhëse në
Prishtinë, por jo në ndonjë formë tjetër.

Ndonëse ky i fundit
ka thënë se mbajtja e referendumit duhet të lejohet, duke bërë kështu që kjo të
jetë përplasja e dytë me Kurtin, ngase e para kishte nisur për themelimin e asociacionit.

“Konsideroj se
nuk duhet lejuar askush që një referendum i tillë të mbahet në Kosovë. E para
ne ende nuk e kemi njohjen formale nga ana e Serbisë, karshi statusit
përfundimtar të Kosovës që është pavarësia e shtetit dhe funksionaliteti i saj.
Andaj në kushte të tilla çfarë jemi tani nuk duhet lejuar që një gjë e tillë të
ndodh në Kosovë”.

Madje ai thotë se Bashkimit
Evropian, siç ka bërë në vazhdimësi duhet të luaj rolin e ndërmjetësuesit në mënyrë
që palët të mos acarohen ndërmjet vete.

“Bashkimi
Evropian gjithmonë ka luajtur rolin e ndërmjetësit, lehtësuesit edhe natyrisht
të zgjidhjeve të mundshme që kënaq të dyja palët. Në këtë rast nuk ka çka me luajtur
rol, për shkak që janë institucionet e vendit ato që kanë vendosur që një gjë e
tillë të mos ndodh”.

Ish-këshilltari në
Ministrinë për Dialog thotë se nëse nuk është marrë leje në institucionet e
Kosovës atëherë mbajtja e çfarëdo referendumi është e jashtëligjshme, raporton
EO.

“Në çdo pjesë
apo territor të Kosovës nëse zihen duke votuar, Policia duhet të veproj dhe t’i
ndaloj”.

“Qytetarët
serb të Kosovës me dy shtetësi, kanë forma të tjera që ata munden me e shpreh
vullnetin e tyre përmes votës e që njëra prej tyre është votimi përmes postës
ose në e kanë edhe zyrën ndërlidhëse në Prishtinë, dhe aty do të mund të
votohej, siç rëndom bëjnë në të gjitha shtetet”.

Mospajtimi kurti-borrell për referendumin e serbisë, raci: nuk po lejohet të cenohet sovraniteti
Mospajtimi kurti-borrell për referendumin e serbisë, raci: nuk po lejohet të cenohet sovraniteti » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button