Lajmet e funditVendi

0,2%: VV i mori në Shqipëri vetëm 3346 vota nga 3 milionë e 600 mijë vota të mundshme

Partia e kryeministrit Albin Kurti, Vetëvendosje, është turpëruar në Zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Nga mbi 90% të votave të numëruara, të tre kandidatët së bashku kanë marrë vetëm 3346 vota nga 1 milion e 477 mijë e 830 që janë numëruar deri tash.

Nga kjo del se Vetëvendosje ka fituar vetëm 0,22 për qind të votave.

Të tre kandidatët e kësaj partie kanë kandiduar si të pavarur në qarqet respektive, por kanë pasur mbështetjen e kryeministrit tonë, Albin Kurtit.

Shqipëria ka më shumë se 3 milionë e 600 mijë votues gjithsej, dhe pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte rreth 43 për qind.

Partia Socialiste ka marrë deri tash 718 mijë e 216 vota ndërsa Partia Demokratike i ka marrë 580 mijë e 816, shkruan Periskopi.

Kandidatët e partisë së Kurtit kanë tërhequr tashmë edhe vëzhguesit nga qendrat e monitorimit të numërimit pasi pretendojnë se ka pasur manipulime.

0,2%: vv i mori në shqipëri vetëm 3346 vota nga 3 milionë e 600 mijë vota të mundshme
0,2%: vv i mori në shqipëri vetëm 3346 vota nga 3 milionë e 600 mijë vota të mundshme » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button