Lajmet e funditVendi

Molliqaj: Me votimin e Osmanit, nuk ka më LDK

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se me votimin e Vjosa Osmanit Presidente, LDK nuk ekziston më.

“LDK gaboi, mendoi se i humbi zgjedhjet aq thellë për shkak se nuk u sill mirë më Kurtin dhe tani po sjellet mirë, po ia voton Presidenten, po është konstruktive. Kështu që ata nuk mund të bëjnë opozitë”, tha Molliqaj në një intervistë për Periskopin.

“LDK ia ka jep Kurtit pushtetin krejt, përfshi Presidenten dhe besimi që presidentja do të pavarësohet prej Kurtit. Presidentja shkon kudo që shkon Kurti ose Konjufca, presidentja flet kurdo që flet Kurti ose Konjufca. LDK nuk ka mundësi me bë opozitë, kur je hi të konstruktiviteti, s’mund të dalësh më”.

“LDK ishte interesant prej që u krynë zgjedhjet derisa u zgjodh Lumir Abdixhiku kryetar i LDK-së dhe derisa u zgjodh Vjosa Osmani, tani më nuk ekziston. Në momentin që u zgjodh Vjosa Osmani president, kurba e interesimit për LDK-në ka rënie drastike. E ka humbë nga skena”, ka thënë Molliqaj.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button