Lajmet e funditVendi

Molliqaj: Mbrojtja e UÇK-së është detyrë e kohës, ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë janë kundër saj

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se
mbrojtja e UÇK-së është detyrë e kohës.

Molliqaj i cili u arrestuar pasi që pengoi
konferencën e kryetares së Gjykatës Speciales, thotë se Qeveria ka marr
pozicion kundër UÇK-së.

Tutje, ai tha se dhuna e përdorur sot ndaj tij
dhe pesë aktivistëve të tjerë, është dhunë e mosdurimit të pushtetit sa herë që
i shpaloset pozicioni i gabuar.

Postimi i plotë:

MBROJTJA E UÇK-SË ËSHTË DETYRË E KOHËS

Sot kur ndaj UÇK-së po bëhet luftë speciale,
jashtë e brenda vendit, mbrojtja e saj është detyrë e kohës. Është mbrojtje e
shtetit të Kosovës. Sepse nuk qëndron dot, e fortë dhe e sigurt, një ndërtesë
që ia gërryejnë themelin.

Kur nuk e mbron UÇK-në, tashmë je rreshtuar.
Ke marrë pozicion, kundër UÇK-së. Prandaj i arreston ata që e mbrojnë. Prandaj
i mbron, i ngritë lartë, e u jep pozita atyre që e luftojnë.

Ndërkaq dhuna ndaj nesh, nuk është thjeshtë
dhunë ndaj nesh. Është dhunë e mosdurimit të pushtetit sa herë që i shpaloset
pozicioni i tij i gabuar.

Po ky pushtet, me këtë mënyrë të të menduarit,
u ka dhënë zemër fraksioneve brenda policisë që janë kundër UÇK-së. U ka dhënë
zemër të sillen dhunshëm ndaj kujtdo që është kundër qeverisë. Prandaj dhuna e
shfrenuar.

Sot mbrojtja e UÇK-së është detyrë e kohës.
Është detyrë e secilit. Është detyrë që do të kryhet, pavarësisht çfarë dhune
nxjerrë pushteti përballë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button