Lajmet e funditVendi

Mjekët kundër mbylljes totale – Sejdiu: Mos të dëmtohet edhe më shumë ekonomia

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu në një intervistë për
Ekonomia Online ka thënë se tashmë vendi ka hyrë në valën e tretë të pandemisë
ku numri i rasteve me Coronavirus është duke u rritur në mënyrë drastike.

Tutje, ai tha se Qeveria duhet të bëjë një balancë ndërmjet shtrëngimit të
masave dhe dëmit sa më të vogël të ekonomisë.

“Edhe pse nuk është shpallur si valë e tretë unë besoj se nëse veç bëhet
një analizë e thjeshtë e rritjes së numrit drastik, atëherë mund të themi se
jemi në fazën e tretë të padeklaruar”.

“Unë mendoj se diçka duhet të ndërmerret dhe dikush duhet të marrë përgjegjësinë
për heqjen e të gjitha këtyre restreksioneve të cilat kanë qenë të pakta dhe të
pa monitoruara në vigjilje të zgjedhjeve e cila ka shkaktuar dëme të cilat i
kemi tani”.

“Por gjithsesi diçka duhet të ndërmerret pasi që Qeveria duhet të bëjë
një balancë ndërmjet shtrëngimit të masave dhe dëmit sa më të vogël në
ekonominë e Kosovës”.

Sejdiu shtoi se masat do të duhej të jenë restriktive, por që nuk duhet të
ketë mbyllje totale, ngase sipas tij, mbikëqyrja tani më është zero.

“Qeverisë së re nuk i mbesin shumë për të ndërmarrë që të përmirësohet
gjendja ndjeshëm. Masat do të duhej të jenë restriktive, por jo nga ato të
cilat do të mbyllin komplet Kosovën. Mbikëqyrja e zbatimit të masave është zero
deri më tani”.

Sipas tij, nëse flitet për menaxhimin profesional, punëtorët shëndetësor
kanë treguar pjekuri gjatë kësaj periudhe.

“Nëse flasim për menaxhimin profesional unë mendoj që punëtorët shëndetësor të gjitha pa përjashtim kanë treguar pjekuri gjatë kësaj vale të tretë dhe e kanë paralajmëruar edhe nivelin qeveritar dhe ajo ka dështuar komplet”, tha ai.

Mjekët kundër mbylljes totale – sejdiu: mos të dëmtohet edhe më shumë ekonomia
Mjekët kundër mbylljes totale – sejdiu: mos të dëmtohet edhe më shumë ekonomia » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button