Lajmet e funditVendi

Miratohet Projektligji për Inspektimet, opozita e kundërshton

Me 67 vota për, 10 kundër dhe asnjë abstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar Projektligjin për Inspektimet, raporton Ekonomia Online.

Nga Komisioni funksional, janë
paraparë 29 amendamente, të cilat u votuan një nga një.

Prezantimin e këtij Projektligji e
paraqit deputetja e VV-së, Jeta Statovci. Ajo tha se një praktikë e tillë e inspektimit
është në shumë shtete të botës.

“Është hartuar nga ministria
e ka për qëllim t’i përcaktojë hartimet inspektuese dhe rregullat në procedurat
inspektuese. Është e nevojshme për koordinim inspektuese. Hartimi i këtij Ligji
është praktik në shumë shtete”.

“Komisioni për Ekonomi e shqyrtoi
këtë projektligj me shmangie për lexim të dytë dhe vendosi që t’ia paraqes
Kuvendit për miratim ketë projektligj”, tha Statovci.

Miratohet projektligji për inspektimet, opozita e kundërshton
Miratohet projektligji për inspektimet, opozita e kundërshton » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button