Lajmet e funditVendi

Miratohet koncept-dokumenti për vettingun, Kurti thotë se gjyqësori duhet të jetë i pavarur

Qeveria e Kosovës ka miratuar
koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë,
raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti
po e konsideron këtë ditë të veçantë, derisa ka thënë se po jetësohet vettingu,
ku do të tregojë gjendjen aktuale të institucioneve të drejtësisë.

Kurti tha se vendin për 20 vjet me
radhë e ka munduar mungesa e drejtësisë, e që sipas tij, me vettingun kjo do të
rregullohet.

“Nëse ka diçka që na ka
munduar kë së shumti këto 20 vite është mungesa e drejtësisë. Shpeshherë nuk është
ndarë drejtësi e mirëfilltë. Lirinë e kemi fituar, por tash duhet ta institucionalizojmë
përmes  drejtësisë, gjyqësor duhet të jetë
i pavarur në përmbajtje”.

“Gjyqësor është gardiani më i mirë
i çfarëdo tendencë demokratike të vendit. Qeveria jonë është angazhuar në
reformimin e sistemit të drejtësisë. Në mënyrë që sistemin prokurorial të
veprojë drejtë është e domosdoshme që të ketë njerëz profesional”.

“Është ditë e veçantë se po e bëjmë
hapin jetësor për jetësimin e vettingut, ku do ta tregojë gjendjen aktuale
brenda institucioneve të drejtësisë”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena
Haxhiu tha se me procesin e vettingut do të kthehet besimi i qytetarëve te
institucionet e vendit, raporton EO.

“Një ndër prioritetet është
sundimi i ligjit, ky dokument parasheh që procesi i vettingut të nis nga
nivelet më të larta”.

Miratohet koncept-dokumenti për vettingun, kurti thotë se gjyqësori duhet të jetë i pavarur
Miratohet koncept-dokumenti për vettingun, kurti thotë se gjyqësori duhet të jetë i pavarur » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button