Lajmet e funditVendi

Miratohet buxheti i rishikuar prej 2.5 miliardë €, Mehaj kërkon 4.6 milionë € për blerjen e dronëve

Qeveria në mbledhjes e radhës ka miratuar rishikimin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati tha se me rishikimin e buxhetit për këtë vit do të jetë 2 miliardë e 516 milionë euro.

“Ministria ka përcjellë me vëmendje
treguesit ekonomik, kryesisht ata fiskal përgjatë gjysmës së parë të vitit
fiskal dhe këta tregues sinjalizojnë një rikuperim edhe më të shpejtë se sa që
pritej. Nëpërmjet këtij rishikimi Qeveria synon mposhtjen e pandemisë dhe
imunizimin e popullatës”.

“Si dhe prioritet tjetër i Qeverisë
është edhe adresimi i rimëkëmbjes ekonomike që duhet të pasoj pa pandemisë. Sa
i përket zhvillimeve makroekonomike të gjithë treguesit në dispozicion tregojnë
për një rikuperim më të ndjeshëm se sa që pritej të aktivitetit ekonomik makro-fiskale
krahasuar me projeksionet fillestare”.

“Të hyrat buxhetore kanë treguar një
performancë tejet të kënaqshme gjatë pesë muajve  të parë të vitit 2021. Duke marrë parasysh të
gjithë këta faktorë vlerësimet tona tregojnë për një rimëkëmbje për një rritje
ekonomike në terma nominal prej 7.9 për qind”.

“Duke marrë parasysh ecjen e deri tanishme
por edhe pritjet për pjesën tjetër të vitit buxheti i rishikuar për vitin 2021
do të jetë 2 miliard e 516 milionë euro kurse të hyrat do të jenë 2 miliard e
43 milionë euro. Ky buxhet me shifrat paraprake ishin paraparë të arrihet te në
vitin 2023. Me këtë rishikim rezultatet e vitit 2023 po i arrijmë dy vite më herët”.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka kërkuar
mbështetje financiare prej 4.6 milionë euro për blerjen e dronëve.

“Përmes ministrisë së Mbrojtjes nevoja e
jon për ngritjen e kapaciteteve për inteligjencë, kemi bërë kërkesë për blerjen
e dronit dhe kosto e ofertës është në vlerë prej 4.6 milionë dollarë”.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka
shtruar çështjen e blerjes së teksteve mësimore për nxënësit, raporton Ekonomia
Online.

Kërkesë prej 15 milionë euro ka pasur edhe ministri
i Bujqësisë Faton Peci, për shkak të gjendjes së rëndë siç thotë ai që ndodhet
kjo ministri.

Ministri Goran Rakiq ka abstenuar.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button