Lajmet e funditVendi

Ministrja Haxhiu ka veç 1 mijë e 200 euro para të kursyera në bankë

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsioni (AKK), ka bërë publike pasurinë e zyrtarëve në Kosovë.

Pasurinë e ka deklaruar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas të dhënave të publikuar nga AKK, Haxhiu ka deklaruar një banesë e cila është në emër të bashkëshortit të saj, vlera e së cilës arrin 60 mijë euro, e po ashtu disa ari tokë, vlera e tyre është 15 mijë euro, transmeton Telegrafi.

Te pasuria e luajtshme, Haxhiu ka deklaruar një veturë, e cila është e përbashkët me bashkëshortin e saj, vlera e së cilës arrin në 9 mijë e 700 euro.

Kurse, para të gatshme, Haxhiu thotë se ka 1,198.00.

Pasurinë e plotë të deklaruar të ministres Haxhiu mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Ministrja e Drejtësisë, ka edhe disa detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik, gjithsej rreth 26 mijë euro. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button