Lajmet e funditVendi

Ministria e Financave ka një njoftim të rëndësishëm për kategoritë që do të përfitojnë nga subvencionimi i rrymës

Ministria e Financave ka njoftuar qytetarët se do të bëjnë subvencionimin e energjisë elektrike për familjet me asistencë sociale, familjet e dëshmorëve të UÇK-së, familjet e viktimave civile, familjet e të zhdukurve, invalidët e luftës, personat e verbër  dhe për  personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.

Kjo bazuar në një vendim të Qeverisë të marrë me 23 dhjetor të këtij viti.

Subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.

Njoftimi i plotë:

̈ ̈ ̈ ̈ ̈

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se bazuar në vendimin e Qeverisë nr. 20/50 të datës 23.12.2021, subvencionimi i energjisë elektrike bëhet për kategoritë si në vijim:

🔸 Familjet me asistencë sociale dhe

🔸 Kategoritë e pensionmarrësve si vijon:

      🔹Familjet në Skemën e Ndihmës Sociale;

      🔹Familjet e Dëshmorëve të UÇK-së;

      🔹Familjet e Viktimave Civile;

      🔹Familjet e të Zhdukurve;

      🔹Invalidët e Luftës;

      🔹Personat e Verbër;

      🔹Personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.

Subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.

Kategoritë e lartëpërmendura ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ për të përfituar nga ky subvencionim.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button