Lajmet e funditVendi

Ministria e Drejtësisë: Pakoja e Projektligjeve kundër Korrupsionit është drejt finalizimit

Në kuadër të finalizimit të pakos së ligjeve kundër korrupsion, sot dhe nesër mbahet punëtoria dy ditore për Projekt Ligjin për Deklarim, Prejardhje dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve Publik. 

Fokusi i diskutimeve po zhvillohet në çështjet që janë identifikuar si sfida dhe mangësitë e ligjit ekzistues me theks të veçantë lista e deklaruesve të pasurisë, ku do të përfshihen edhe kategori të reja, deklarimi online, masat ndëshkuese dhe obligimi për deklarim të prejardhjes së pasurisë. 

Në këtë punëtori po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve përkatëse, partnerët ndërkombëtarë si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Krahas finalizimit të Projekti Ligjit për Agjencinë për Parandalimin të Korrupsionit i cili shumë shpejt do të procedohet për në Qeveri dhe pastaj në Kuvend, ky projekt ligj, do të procedohet për konsultime publike.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për avancimin e legjislacionit kundër korrupsionit dhe për intensifikimin e përpjekjeve që deklarimi i pasurisë të jetë mjet efikas për parandalimin e abuzimeve me paranë publike.

Punëtoria mbështetet nga Zyra e UNDP-së në Kosovë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button