Lajmet e funditVendi

Ministria e Bujqësisë zgjat afatin për aplikim për subvencione

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2021 deri më 11 tetor 2021 ora 16:00.

Sipas një komunikate për medie, bëhet e ditur se ky vendim është marrë duke pasur parasysh interesimin e madh të fermerëve për të aplikuar në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2021, si dhe kërkesave të tyre dhe të Drejtorive Komunale për Bujqësi për zgjatjen e këtij afati edhe pas 05 tetor 2021.

“Përmes këtij vendimi po iu mundësohet aplikimi të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2021. Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në web faqen e MBPZHR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZHB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button