Lajmet e funditVendi

Ministri Peci priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës ka pritur në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinger dhe Sandra Horina, Përfaqsuese e Agjensisë Austriake për Zhvillim në Kosovë.

Në këtë takim është biseduar kryesisht rreth
mundësisë së realizimit të projekteve konkrete në fushën e bujqësisë, në
projektet për zhvillimin rural, përkrahja e fermerëve të rinj, si dhe fuqizimin
e grave fermere si pjesë integrale e zhvillimi të bujqesisë në Kosovë.

Gjatë takimit, Ministri Faton Peci potencoi
rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në të gjitha sferat që mbulon kjo Ministri,
ndërsa u fol edhe për ide konkrete si zhvillimi dhe avancimi i bujqësisë
organike dhe mundësia e qasjes në fondet e Bashkimit Evropian.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button