Lajmet e funditVendi

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë nesër vjen për vizitë në Prishtinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, nesër do të qëndrojë në Kosovë, në një vizitë zyrtare të paparalajmëruar më parë. Vizita është konfirmuar nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Ministri i Jashtëm gjerman gjatë vizitës në Kosovë do të takojë kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla.

Ndërsa në njoftimin e Ambasadës bëhet e ditur se përveç saj, takime do të ketë edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

“Ministri i Jashtëm Federal Maas planifikon të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë më 22.04.2021. Në kuadër të vizitës së tij ai do të zhvillojë biseda me Presidenten, Kryeministrin dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës. Pikërëndesat tematike të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me BE-në, si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button