Lajmet e funditVendi

Ministri Aliu pas seancës: Aktakuza s’ka bazë ligjore, kam mbrojtur pronën publike

Ministri i Mjedisit dhe Planfikimit, Hapësinor
dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas përfundimit të seancës gjyqësore, ku ai është
i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tha se aktakuza ndaj tij nuk ka
bazë ligjore.

Sipas tij, sa ka qenë drejtor i Urbanizimit në
komunë e Prishtinës, vetëm e ka mbrojtur pronën publike.

“Ajo çka kemi bërë ne dhe unë si drejtuar
e kam mbajtur interesin publik, në këtë rast në Prishtinë e re të ketë shkollë siç
e parasheh plani. Që të jepet një leje duhet të bazohemi në plan dhe ne jemi
bazuar në plan”.

“Këto plane janë aprovuar nga Kuvendi Komunal
dhe janë vërtetuar ligjërisht dhe nuk ka mundësi tjetër që drejtoria e
urbanizmit të jep leje ndryshe nga këto plane. Aktakuza nuk ka bazë kemi
zbatuar ligjin dhe kemi mbrojtur pronën publike”.

Ai tha se është optimist se Gjykata do të marrë
vendimin e duhur.

Ndërsa Avokati i Aliut, Fatlum Podvorica tha
se aktakuza është ngrit pas dy vjetësh, derisa tha se ka bazë ligjore për
hudhjen e saj, raporton EO.

“Në rastin konkret kallëzimi penal është
ngritur nga Dan Imeri, që i bie se aktakuza është ngrit pas dy vite e dy muaj
dhe në rastin konkret ka bazë ligjore për hudhje të aktakuzës si të paafatshme”.

LEXONI EDHE:

Ministri Aliu sërish para gjykatës – mbrojta paraqet prova të reja, kërkon të hudhet aktakuza

Ministri aliu pas seancës: aktakuza s’ka bazë ligjore, kam mbrojtur pronën publike
Ministri aliu pas seancës: aktakuza s’ka bazë ligjore, kam mbrojtur pronën publike » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button